1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbyllet Oktoberfest në Mynih - shkak kërcënimet me bombë

1 Tetor 2025

Mynih: Një i vdekur, kurthe me lëndë plasëse në një shtëpi duke u djegur. Policia: Shkak grindje familjare. Pas kërcënimit me bombë ndaj festës së birrës, Oktoberfest, në Mynih parku festiv hapet sërish në orën 17:30.

Pamje nga parku Theresienwiese me një karuzel si dhe forcat e policisë, që kanë mbyllur parkun për të hetuar pas kërcënimeve me bombë.
Policia dhe hetuesia janë duke bërë krehjen e territorit në Theresienwiese, ku zhvillohet OktoberfestFotografi: Christof Rührmaier/dpa/picture alliance

Pas një kërcënimi me bombë parku i Oktoberfest, Theresienwiese do të hapet përsëri në orën 17:30. Këtë e komunikoi në Instagram kryebashkiaku i Mynihut Dieter Reiter. Policia më parë bllokoi të gjithë zonën duke bërë krehjen e terrenit. Autoritetet kishin marrë një shkresë me kërcënim për bombë ndaj festës më të madhe popullore në botë, duke e klasifikuar kërcënimin si të rrezikshëm.

Kërcënimi me bombë duhet të jetë i lidhur me një ngjarje në veri të Mynihut. Sipas të dhënave deri tani një burrë në valën e një grindjeje familjare i vuri zjarrin shtëpisë duke depozituar lëndë shpërthyese. Autoritetet mendojnë se ngjarja ka sfond privat, sikurse deklaroi një zëdhënës.

Një gjerman nga Starnberg i dyshuar

Si doras dyshohet një gjerman 57-vjeçar, i cili sipas të dhënave të policisë u gjet në një liqen aty pranë dhe ndërkohë ka ndërrruar jetë. Sipas policisë ai ka kryer vetëvrasje. Me vehte mbante një çantë shpine, ku gjendej lëndë shpërthyese, që duhej deaktivizuar nga piroteknikë. Personi në fjalë nuk posedonte leje as për armë dhe as për lëndë plasëse.

Dy persona të plagosur

Policia dhe zjarrëfikëset të mërkurën (01.10.2025) në mëngjes herët për shkak të zjarrit dhe një shpërthimi u thirren në lagjen Lerchenau në veri të Mynihut. Sipas zjarrëfikësit në hyrje të shtëpisë u gjetën dy automjete duke u djegur dhe një automjet transporti. Në shtëpinë që po digjej u gjetën kurthe me lëndë plasëse në oborr dhe brenda.

Policia evakuoi rreth 700 banorë të zonës në rreze rreth 200 metra rreth shtëpisë që digjej.

Dy persona të plagosur rëndë u gjetën në shtëpi. Sipas të dhënave të policisë deklaruar për agjencinë dpa, është fjala për 21 vjeçaren vajza e dorasit të dyshuar dhe nënën e tij 81 vjeç. Të dyja ndërkohë ndodhen në spital. Të dhënat, për një person që konsiderohet i humbur, me gjasë babai i vrarë i dorasit të pandehur, nuk janë konfirmuar ende nga policia.

Policia në platformën X shkruan: "Sipas njohurive aktuale ndërtesës me shtëpi banimi iu vu zjarri me paramendim në valën e një grindjeje familjare."

Përse qyteti e mbylli festën e birrës, Oktoberfest

Festa më e madhe popullore në botë do të qendrojë e mbyllur tani për tani deri në orën 17:00. Arësyeja ka të bëjë me kërcënim me lëndë plasëse, që mund të jetë në të

Theresienwiese mund të qendrojë e mbyllur edhe më gjatë Fotografi: Christine Uyanik/REUTERS

njëjtin konstekst me zjarrin në veri të Mynihut. Në një njoftim në faqen e internetit të qytetit thuhet, se vendimi për mbylljen e festës u mor "për shkak të një kërcënimi me bombë në kontekstin e shpërthimit në veri të Mynihut". Qyteti njoftoi, se është dërguar edhe "një shkresë me kërcënim".

Në afërsi të liqenit Lerchenauer u gjet një person i plagosur rëndë, që më vonë ndërroi jetë. Identiteti nuk është i njohur. Policia mendon, se mund të jetë personi i pandehur si dorasi. "Në këtë moment ende nuk kemi akses, sepse kemi nevojë për forcat speciale, që janë përgjegjëse për deaktivizimin", tha një zëdhënës i policisë.

 

fab/jj (dpa, afp)