Në Afganistan rrëmbehet një punonjës i një OJQ-je nga Baglandeshi
16 Shtator 2007Reklamë
Nga Afganistani njoftohet sërish për rrëmbimin e një punonjësi të një organizate humanitare. OJQ-ja nga Baglandeshi "Komiteti për përparimin agrar" njoftoi se një punonjës i tyre është marrë me dhunë nga zyra e tij në jug të Kabulit. Deri tani nuk ka të dhëna për kidnapuesit. Nga Afganistani njoftohet edhe për përpjekje të armatosura në jug të vendit, prej të cilave kanë gjetur vdekjen të paktën 12 rebelë.