Në Birma protesta kundër qeverisë ushtarake
23 Shtator 2007Reklamë
Në Birma u zhvillua demonstrata më e madhe kundër qeverisë ushtarake që prej fillimit të aksionit të protestave në muajin gusht. Sipas të dhënave të korrespodentëve mes 10 dhe 20 mijë njerëz marshuan përmes kryeqytetit Rangun. N ëkrye të protestuesëve ndodheshin mijëra murgjë budistë. Njerëz të tjerë kanë shprehur solidartetin e tyre me murgjit të cilët po protestojnë për të gjashtën ditë me radhë kundër ushtrisë. Nga Ranguni nuk njoftohet për ndërhyrje të forcave të sigurimit.
