1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110411 Burkaverbot Frankreich

11 Prill 2011

Pas një fushate informimi disamujore në Francë hyn të hënën në fuqi ligji për ndalimin e burkës. Policia thotë se zbatimi i ligjit do të jetë i vështirë.

Qëllimi është më shumë të binden gratë ta heqin burkën apo shaminë.Fotografi: AP

Tre javë iu deshën Ministrisë së Brendshme franceze për të përpiluar dekretin e burkës për policinë franceze. Krahas prefektëve, letrën zyrtare e morën për ta kontrolluar edhe përfaqësues të fesë myslimane. Indikator i qartë se sa sensibël është një temë e tillë. Në 9 faqe me radhë iu jepen udhëzime policëve se si duhet ta zbatojnë ndalimin e burkës. Ministri i Brendshëm, Claude Gueant thekson se nuk bëhet fjalë për ndëshkimin e grave të mbuluara. Qëllimi është më shumë t'i bindim ato ta heqin burkën apo shaminë.

"Dekreti thotë qartë që një shkelje e tillë ligjore nuk duhet të çojë në atë që personi të shoqërohet në polici. Nuk duhet gjithashtu të ndodhë që personi të detyrohet me forcë të heqë burkën. Por po qe se ajo sërish refuzon të tregojë fytyrën, atëherë me çështjen do të merret prokuroria."

Ministri migracionit Eric Besson kundër burkësFotografi: picture alliance / dpa

Shteti francez vepron qëllimisht me kaq kujdes, pasi i trembet një vale padish për diskriminim. Për këtë arsye qeveria e ka deklaruar ligjin si ndalim i mumizimit, dhe kanë hequr nga teksti i ligjit fjalët burka apo shami. Ministria e Brendshme ka udhëzuar policinë që të mos kontrollojë në afërsi të xhamive për të garantuar lirinë e besimit.

Gjithashtu ata udhëzohen të vendosin komunikimin dhe jo represionin.

Nicolas Comte, kryetar i sindikatës së policisë, është i shqetësuar se zbatimi i këtij ligji do të jetë i vështirë në periferitë e Parisit. "Mund të mendosh se do të ketë persona në disa lagje që nuk do të përulen para këtij ligji. Madje që do të marrin anën e gruas së mbuluar. Kjo mund të çojë në situata me potencial të lartë konflikti. Madje mund të ndodhë që të ketë trazira apo përplasje."

Në 9 faqe me radhë iu jepen udhëzime policëve se si duhet ta zbatojnë ndalimin e burkësFotografi: AP

Teorikisht një grua që del në publik me të gjithë trupin e mbuluar rrezikon një gjobë deri në 150 euro dhe një kurs njohurish për sjelljen qytetare. Edhe burrat që i detyrojnë gratë e tyre të veshin burkën do të ndëshkohen; me një gjobë deri në 30.000 euro ose një vit burg. Por dëshmitë do të jenë të vështira, thotë Comte:

"Rreziku është që ligji të shkaktojë tensione të reja. Pasi popullata myslimane mund të mendojë që po stigmatizohet. Mund të ketë vështirësi mes një pjesë të popullsisë dhe policisë. Për këtë nuk kemi nevojë, sepse edhe pa të marrëdhënia është e tensionuar."

Por shumica e francezëve e mbështesin këtë ligj. Edhe në parlament kaloi me shumicë të konsiderueshme ligji për ndalimin e burkës. Një nga fushat e pakta ku presidenti Sarkozy ka gjetur përkrahje të gjerë.

Autor: Anne Christine Heckmann/Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama