1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani makinistët e lokomotivave zhvillojnë grevë

5 Tetor 2007


Në Gjermani, konflikti prej muajsh për tarifat, mes shoqërisë së hekurudhave dhe sindikatave, ka arritur kulmin.Sot paradite shoqëritë e komunkacionit hekurudhor rajonal janë prekur nga një grevë prej tre orësh që kanë hyrë shoferët e trenave.Shoqëria hekurudhore gjermane ka futur në qarkullim menjëherë një plan komunikacioni emergjent për të përballuar kaosin e krijuar tek qytetarët.Sindikata e makinistëve të lokomotivave është sindikata më e vogël nga tre gjithsej që ka shoqëria e hekurudhave në Gjermani.Sindikalistët kërkojnë një marrëveshje të re për tarifat e makinistëve dhe njëkohësishit ngritje të pagave mujore.Në rast të mos realizimit të kërkesave, atëherë ata kanë kërcënuar më greva të tjera,ka bërë të ditur sindikata.