1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani mbeti shpargulli fushave

Barbara Cöllen6 Korrik 2007

Arsyeja mosardhja e punëtorëve sezonalë nga Polonia dhe Rumania

Ndihmës për mbledhjen e spargullit nga Polonia, Beelitz
Ndihmës për mbledhjen e spargullit nga Polonia, BeelitzFotografi: AP

Mbi spargujt ka grumbuj rëre, sepse spargulli rritet shepjt dhe që të mbetet i bardhë, duhet mbuluar me dhe. Por gjithnjë e më shpesh spargujt po dalin mbi tokë në fushat e mbjella nga fshataret gjermane.

Para disa vjetesh një gjë e tillë nuk ka ndodhur, falë ndihmësve polake. Por ata në gjithnjë e më shumë raste nuk po ndihmojnë në të vjelat. Perimja më e kërkuar në Gjermani, spargulli, po shkon dëm në landin verior Niedersachsen, ku ai mbillet më së shumti. Nga temperaturat e larta ata janë gati për t´u vjelur, por nuk ka se kush ta bëjë këtë. Fshataret punojnë shumë mirë me punëtore sezonalë polakë apo rumunë.

Ndryshe nga vendet e tjera të BE-së gjermanët duhet të shtrojnë një herë kërkesën për ardhjen e tyre në Gjermani. Ndërmjet kërkesës dhe fillimit të punës kalojnë tre muaj. Me temperaturat e këtij viti kjo kohëzgjatje u shkakton humbje fshatarëve gjermanë. Dhe më e keqja është se polakët dhe rumunët shkojnë gjithnjë e më shumë në vende të tjera. Në Britaninë e Madhe përshembull mund të punojnë në kohë të pacaktuar, në Gjermani maksimalisht katër muaj.

"Në Angli ia leverdis më shumë të punojmë. Atje marrim dyfishin, apo trefishin e asaj, që fitojmë këtu. Ne jemi ndër të paktët që vijmë ende në Gjermani. Unë vetë nuk mund të shkoj në Angli. Ndërsa këtu mund të punoj një muaj, më shumë kohë pushim nuk mund të marr."

Maria punon në Poloni. Ditet e pushimeve i kalon duke vjelur spargull në Gjermani dhe fiton diçka.

Rreth pesë euro në orë fitojnë ndihmësit e huaj në Gjermani. Megjithë konkurrencën nga vende të tjera të BE-së fshatarët gjermanë nuk mund të paguajnë më shumë. Sepse ata i shesin prodhimet e tyre kryesisht përmes supermarketeve me çmime jashtëzakonisht të ulëta, thotë presidenti i shoqatës së fshatarëve të landit Niedersachsen, që mbjellin spargull. "Po të merrnim mesatarisht një euro më shumë për kilogram, nuk do të kishim probleme, për të shpenzuar më shumë para për pagesat e ndihmësve."

Askund tjetër, thotë Paul, ushqimet nuk blihen kaq lirë sa në Gjermani dhe gjermanët në përgjithësi nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ushqimet. Nëqoftëse nuk do të vijnë ndihmësit, në Gjermani frutave dhe perimeve do t´u vinte fundi. Ulrich Muß i shoqates të mbjellësve të frutave dhe perimeve në zonën e Rinit thotë: "Momentalisht nuk bëjmë dot gjë pa polakët. Duhet të punësojmë ndihmës për të vjelat nga vende të tjera. Por nga shtete të tjera vijnë me të vërtetë pak. Të dytët pas polakëve vijnë rumunët. Ata erdhën më shumë vitin e kaluar, por njerëzit ishin edhe nuk ishin të kënaqur me ta. Me një pjesë kanë qenë të kënaqur me një pjesë tjetër aspak, sepse siç duket ka ndryshime në mentalitete."

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW