1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani pengohen sulme terroriste

5 Shtator 2007

Në Gjermani forcat e sigurisë kanë ndaluar tre të dyshuar për aktivitet terrorist duke shmangur kështu atentate të rënda me bomba në Gjermani nga terroristët islamistë.

"Në përpjekje të përbashkëta autoritet e sigurisë dhe të ndjekjes penale në Gjermani kanë arritur të zbulojnë në kohë dhe të parandalojnë një nga planet më të rënda për atentate terroriste në vendin tonë" - ka thënë prokurorja e përgjithshme gjermane Monika Harms.

Sipas të dhënave të prokurores së përgjithshmeHarms tre personat e dyshuar të arrestuar në Sauerland i përkasin një celule gjermane të rrjetit terrorist ndërkombëtar Unioni Xhihad me kontakte me El Kaidën. Fjala është për dy gjermanë dhe një turk të cilët kanë planifikuar atentate terroriste kundër objekteve të SHBA në Gjermani. Të arrestuarve u është gjetur një sasi e madhe lënde shpërthyese që do të kishte mjaftuar për prodhimin e bombave më të fuqishme se ato të përdorura në atentatet në Madrid dhe Londër.
Sipas njoftimeve të medieve të arrestuarit kishin në shënjestër aeroportin e Frankfurtit dhe bazën e SHBA në Ramstein. Lidhur me këto informacione prokurorja e përgjithshme Harms nuk është prononcuar.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW