1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani rikthehet debati për ndalimin e partisë NPD

24 Gusht 2007

Ketrajtimi i tetë indianëve në qytetin Mygeln të Saksonisë ka rikthyer debatin për ndalimin në Gjermani të partisë ekstremiste të djathtë NPD. Shefi i socialdemokratëve Kurt Bek (Kurt Beck) paralajmëroi se në kongresin e ardhshëm të partisë kjo temë do të futet sërish në rend të ditës. Politika gjermane në përgjithësi paralajmëron fuqizimin e luftës kundër armiqësisë ndaj të huajve. Kryeministri i Saksonisë Xhorxh Milbard (Georg Milbardt) njoftoi se do të organizohet një konferencë në të cilën do të ftohen të marrin pjesë përfaqësuesit e komunave. Ndërkaq ministrja përgjegjëse në kabinetin qeveritar gjerman Ursula von der Lajen (Ursula von der Leyen) tha se do të mbështeten projektet që kanë të bëjnë me luftën kundër ekstremizmit të djathtë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW