1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në gjurmët e një historie birësimesh të gënjeshtërta

8 Mars 2019

Zviceriania Olivia Ramya Tanner shkoi në Sri Lankë për të gjetur nënën bilologjike. Por zbuloi se gjithçka që dinte për origjinën e saj, ishte e pavërtetë, dhe se adoptimi i saj kishte qenë pjesë e një sistemi ilegal.

Auf Spurensuche in Sri Lanka
Fotografi: privat

E gjitha nisi në vitin 2016 kur u nis për pushime në Sri Lanka. Olivia Ramya Tanner vendosi të kërkojë nënën e saj biologjike. Kjo grua e re, që është rritur në një periferi të Cyrihut dhe punon për një sipërmarrje IT, angazhoi një dedektiv privat, që të bënte disa hulumtime, pëpara se ajo të nisej vetë. Motra e Tanner, pesë vjet më e vogël edhe ajo e adoptuar, kërkonte po ashtu rrënjët e saj.

Dy ditë para se të niseshin erdhi një telefonatë nga dedektivi, Ai kishte gjetur nënën e Geraldinës, dhe kishte organizuar një takim. Për nënën e Olivias ai tha se nuk kishe informacione. Prandaj ajo vendosi të shkojë vetë në spitalin e përgjithshëm në Ratnapura, ku kishte lindur sipas dokumenteve. Atje Olivia mori vesh se ҫertifikata e lindjes ishte e fallsifikuar. „Ata më thanë se nuk isha e regjisttuar atje dhe se çertifikata e lindjes ishte e fallsifikuar, Unë u mpiva e tëra."

Pikëpyetje në lidhje me ekzistencën tënde


Edhe kërkimet për dokumenta të tjera në zyrat e administratës lokale dhe kombëtare përfunduan pa rezultat. „Kisha ndjenjën sikur nuk ekzistoja", thotë Tanner. Ajo nisi të pyesë vetën, nëse ishte e saktë data e lindjes. Edhe emri i saj i dytë Ramya kishte të ngjarë të mos ishte emri i saj i vërtetë. „Edhe e vetmja lidhje me nënën time biologjike, emri që më ka vënë, ndoshta nuk ekziston. Kjo qe për mua e tmerrshme." Një vit më vonë televizioni hollandez publikoi një studim. Olivia konstatoi se rasti i saj nuk ishe i vetmi. Edhe një raport, që ishte publikuar ndërkohë nga kantoni St. Gallen, e konfirmoi zbulimin e Tanner. 70 përqind e 750 adoptimeve, që ishin bërë në Zvicër nga Sri Lanka midis viteve 1970 - 1990, kishin qenë ilegale.

Olivia Ramya Tanner fëmijë me nën zvicerane, që e adoptoi atëFotografi: privat


Rreth 11.000 foshnja, që janë birësuar në këtë kohë nga Sri Lanka, kanë shkuar në Evropë, në SHBA dhe Kanada. Disa nënave në Sri Lanka punonjës të korruptuar të spitaleve u kanë thënë se fëmija i kishte vdekur në lindje. Të tjerave u ishte thënë, se foshnjat e tyre kishin nevojë për trajtim të posaçëm, por ndërkohë ato jepeshin shpejt për adoptim, pohon raporti.

Gratë nën presion

Në disa raste nënat kishin pasur shtatzani jashtë martese dhe kishin ikur nga fshatrat e tyre për të lindur. Bashkëpunëtorë të avokatëve të dyshimtë i kërkonin këto gra në nevojë në lagjet më të varfëra, në stacione trenash dhe spitale dhe i bindnin, që të nënshkruanin dokumentet e adoptimit.

Ndërsa organizatat humanitare zyrtare bashkëpunonin me jetimoret dhe ndihmonin për adoptime të ligjshme, siҫ dëshmon raporti në atë kohë ka pasur edhe një treg tjetër.

Fëmijët „porositeshin" në kuptimin e vërtetë të fjalës në të ashtuquajtura ferma foshjesh dhe „jepeshin" për para pas nëntë muajsh. Thuhej se këta fëmijë prodhoheshin për eksport. Një figurë qendrore në raportin e St. Gallenit është Alice Honegger. Ajo ka punuar si ndërmjetëse në qendrën më të madhe të adoptimit të Zvicrës. Honegger, që ka vdekur në 1996, fitonte sipas raportit deri në 97.000 dollarë amerikanë në vit nga adoptimet. Megjithatë jo të gjitha ndërmjetësimet e saj ishin ilegale, adoptimi i Geraldinës ishte bërë në mënyrë të rregullt.

"Nuk ishte penduar për asgjë"

Olivia Ramya Tanner fëmijë, me prindërit që e adoptuan atë në ZvicërFotografi: privat

Dokumentat e fallsifikuar të Olivias ishin përgatitur nga një grua, që kishte lidhje të shumta në Sri Lanka. Dawn da Silva kishte kontaktuar prindërit e Tanner, pasi ato kishin paraqitur një kërkesë për birësim në ambasadën në Gjenevë. Olivia e takoi da Silvan tashmë 80-vjeҫare në një udhëtim tjetër në Sri Lanka. Da Silva pohon "se ka menduar se po bënte diҫka të mirë dhe nuk pendohet për asgjë". „Kjo ishte gjëja më e rëndë për mua, thotë Olivia Ramya Tanner. "Ajo këmbëngulte se nuk kishte të bënte aspak me birësimet ilegale dhe fajësonte ata, që e „furnizonin" me foshnja, këto ishin tekstualisht fjalët e saj."

Ministri aktual i Shëndetësisë në Sri Lanka, Rajitha Senaratne, ka pranuar se janë bërë gabime të mëdha në periudhën nga viti 1980 deri 1990."Ndonëse trafikimi i fëmijëve nga Sri Lanka ka qenë i njohur që në verën e vitit 1982, megjithëse Alice Honegger u identifikua si personi qendror i këtij aktiviteti, autotitetet në kantonin Sant Gallen nuk menduan që ta ndërprisnin këtë praktikë, por t‘i jepnin asaj një dukje ligjore", shkruhet në raportin e kantonit. Me sa duket mbizotëronte pikëpamja, përderisa fëmijët merreshin nga prindër të dashur e të kujdesshëm, ҫdo gjë ishte në rregull.

Por për Olivia Ramya Tanner nuk është ashtu.