Në Greqi po mbahen zgjedhjet parlamentare - në orët e paradites votojnë 32% e elektoratit
16 Shtator 2007Reklamë
Në zgjedhjet parlamentare që sot po mbahen në Greqi po vërehet një pjesëmarrje e kënaqshme e lektoratit në zgjedhje. Siç njofton ministria e brendshme në Athinë deri në ora 11 kanë votuarrreth 32 përqind e elektoratit. Sipas anketave të fundit pritet një garë kokë më kokë mes partisë konservative 'Demokracia e re' e kryeministrit Kostas Karamanlis (Kostas Karamanlis) dhe socialistëve në opozitë në drejtimin e shefit të partisë Georgi Papandreu (Georgio Papandreou). Karamanlis pat caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme që në fillim të gushtit në mënyrë që të fitoj edhe një mandat për reformat e tij politike. Megjithatë mënyra e menaxhimit të krizës e shkaktuar nga zjarret në Greqi është kritikuar ashpër nga popullata greke.
