1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Greqi vazhdojnë protestat kundër planeve të kursimit të qeverisë

12 Shtator 2011

Ndërsa në fundjavë në disa vende të BE-së u shtuan zërat që kërkojnë përjashtimin e Greqisë nga eurozona, kryeministri grek Papandreu vazhdon të shprehet me tone luftarake dhe të kërkojë flijime të tjera prej popullsisë.

Greek Prime Minister George Papandreou speaks during a media conference after an EU summit of eurogroup members at the EU Council building in Brussels on Thursday, July 21, 2011. Eurozone leaders are moving closer to signing off on a second bailout for Greece but markets are fretting that any deal that emerges later Thursday may imply a Greek debt default after a plan to slap a tax on banks appears to have been shelved. (Foto:Virginia Mayo/AP/dapd)
Jorgos PapandreuFotografi: dapd

Kryeministri grek Papandreu, i cili ishte të shtunën (10.09) në Selanik për të përuruar Panairin e 76 Ndërkombëtar të Tregtisë, u prit nga mbi 20.000 protestues nga gjithë Greqia, që kundërshtuan masat e kursimit dhe reformave strukturore.

Protesta në SelanikFotografi: dapd

Reformat e thella strukturore të shpallura këto ditë nga qeveria, me të cilat u kushtëzua edhe livrimi i 8 miliardë eurove të tjera të ndihmës së BE-së muajin e ardhshëm, ngjallën protesta dhe manifestime të mëdha antiqeveritare. Taksistët, që kundërshtojnë me forcë hapjen e profesionit të tyre, u konfrontuan ashpër me policinë e cila përdori gjerësisht dhe lëndë kimike për të penguar hyrjen e tyre në pallatin Velidhio ku kryeministri Papandreu mbante fjalën e tij tradicionale dhe mbronte kursin e tij si “të vetmen alternativë për daljen nga kriza”.

"Iu kërkoj të mos braktisim përpjekjen për ndryshimin e Greqisë” ishte apeli i Papandreut, i cili u shpreh i vendosur për të bërë gjithçka që Greqia të mbetet në eurozonë.

"Ne kemi vendosur të luftojmë për të shmangur katastrofën, të luftojmë  për të penguar falimentimin katastrofal të vendit, të luftojmë për të qëndruar në eurozonë“, tha Papandreu.

Fjalimi tradicional i kryeministrit në fillim të Panairit ndërkombëtar tregtar të Selanikut konsiderohet si fjalimi më i rëndësishëm në lidhje me politikën ekonomike të vitit në Greqi. Këtë vit thelbi i fjalimit të Papandreut ishte se qeveria nuk do të dorëzohet: "Në luftën tonë do të ketë flijime. Ne e dimë se nuk është e lehtë. Prandaj po luftojmë së bashkë në një luftë titanike.“

Deklarata të forta të kryeministrit grek, po ato nuk përmbajnë asgjë të re. Premtime se do të luftojë për shpëtimin e vendit Papandreu po bën prej kohësh. Në Selanik ai nuk solli ndonjë ide të re apo propozime konkrete se si do të dalë Greqia prej spirales së borxheve.

Karikatura të protestuesve grekëFotografi: AP

Premtimet e Papandreut se Greqia do ta mbajë fjalën e saj dhe do të zbatojë reformat duket se u drejtoheshin në radhë të parë politikanëve në Bruksel, Berlin, Paris dhe kryeqytetet e tjera të BE-së. Me nota autokritike ai tha se borxhet greke janë edhe rezultat i keqmanaxhimit, harxhimeve, politikës klienteliste dhe një administrate joefikase.

Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u bëri thirrje frekëve që ta vlerësojnë ndihmën që u jepet prej vendeve të tjera të euros dhe të bëjnë përpjekje të mëtejshme. Greqia po merr një ndihmë prej 219 miliardë eurosh, tha Venizelos duke shtar se këtë duhet t'ua dimë për nder taksapaguesve në vendet e tjera të Evropës.

Autor: Steffen Wurzel/Pandeli Pani

Redaktoi: Bahri Cani