1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Heiligendamm fillon samiti treditor i G8-ës

6 Qershor 2007

Berlin: Në Heiligendamm fillon këtë të mërkurë takimi treditor i nivelit të lartë të vendeve më të industrializuara të botës- G8. Si kryetare aktuale e këtij grupi kancelarja gjermane Angela Merkel do të pres presidentët dhe kryeministrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Japonisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe të Italisë si dhe Rusisë. Fillimisht për në mbrëmje është planifikuar një darkë e përbashkët pune. Para darke do të ketë disa bisedime bilaterale, ndër të tjera është paraparë edhe një takim mes kancelares Merkel e presidentit amerikan Xhorxh Bush. Tema qendrore të samitit janë mbrojtja e klimës, luftimi i varfërisë në vendet në zhvillim si dhe politika ekonomike dhe financiare e kombeve më të industrializuara të botës. Ky samit si një konferencat më të mëdha politike ndërkombëtare në historinë e Republikës Federale do të mbrohet nga 16 mijë policë.