1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Iran japin dorëheqjen dy ministra

13 Gusht 2007

Në Iran, vend eksportues i naftës, por me mungesë benzine kanë dhënë dorëheqjen ministri i naftës dhe ai i industrisë. Këtë e njoftuan agjensitë iraniane duke iu referuar një letre të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, në të cilën përmenden pasaardhësit e të dy ministrave. Arsyet e ristrukturimit të kabinetit nuk u sqaruan. Nxjerrja e naftës është dega kryesore e ekonomisë në Iran, ajo realizon 80% të të ardhurave nga eksporti. Për shkak të mungesës së kapacitetit të rafinerive Irani duhet të importojë megjithatë benzinë.