Deutsch-jüdisches Kulturerbe
23 Tetor 2011 Prej qindra vjetësh hebrejtë kanë emigruar nga kontinenti i vjetër evropian në botën e re, në Amerikë, por edhe në shumë shtete të tjera. Ata vinin nga Galicia, apo nga Bukovina, nga Austro-Hungaria, gadishulli Iberik, apo nga perandoria Gjermane. Nga vende, që quhen sot Ukrainë, Rumani, Rusi, Poloni, apo Gjermani. Ata ishin tregtarë, mjekë, zejtarë, juristë, librarë - dhe ata ikën, sidomos siç e ka treguar koha naziste, jo gjithmonë vullnetarisht. Sot ky emigracioni është material për kërkime historike. Nga erdhën, ku shkuan këta hebrej dhe çfarë gjurmësh kanë lënë? Kjo studjohet tani nga një projekt ndërkombëtar në qendrën Moses-Mendelssohn në Pocdam.
Cornelia Rabitz informon.
Largohen nga përndjekja
Ata ikën nga anti-semitizmi, diskriminimi dhe pogromet, nga vështirësia ekonomike dhe nga mungesa e perspektivës. Në shpresë për një jetë të re në siguri dhe me të ardhme. Pikësynimi i tyre ishte Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, Kina, Palestina, Republika Dominikane - për të përmendur vetëm disa. Fillimi i ri dhe jeta në një vend të huaj ishin të vështira për emigrantët. Ata përjetuan në mënyrë të përsëritur dhe në vendet, ku gjetën strehë, shenja anti-semitiste. E megjithatë, në atdheun e ri themeluan kooperativa bujqësore dhe gazeta, ngritën vendbanime dhe sinagoga, spitale, shkolla, banka, u bënë aktorë, muzikantë, shkencëtarë. Ata kanë lënë gjurmë, thotë historiania Elke Kotowski, përgjegjëse për projektin e studimitt në qendrën Moses-Mendelssohn në Potsdam.
Traditat, kostumet
"Që në shekullin e nëntëmbëdhjetë ata emigruan në Shtetet e Bashkuara, në Amerikën e Jugut dhe në vende të tjera. Dhe të gjithë kanë marrë diçka me vete. Jo vetëm rrobat e tyre. Ata kanë marrë me vete, punët e dorës, kostumet, traditat. Dhe ata i kanë kultivuar atje më tej.”
Edhe pse shumë gjëra janë hulumtuar: nën çati, në bodrume, në kuti, valixhe dhe dollape gjenden ende thesare të vërteta, thotë Elke Kotowski. Ditare, letra, fotografi, koleksione, koleksione librash. Pastaj edhe traditat familjare dhe recetat, që kanë kaluar në gjeneratat pasuese: “Fëmijët dhe nipërit e mbesat, ato nuk janë më të vetëdijshëm për këto tradita. Ato janë praktikuar gjithmonë kështu në shtëpi. Dhe pastaj nuk mendon më për to, nga vijnë në të vërtetë. "
Kotowski do të ndjekë këto gjurmë, çfarë ka mbetur nga kulturat e emigrantëve, si janë lidhur ato me kulturën e vendeve të reja, ku kanë emigruar. Projekti ka për qëllim t'ia rrëmbejë harresës trashëgiminë gjermano-hebreje të shpërndarë në të gjithë botën dhe ta pasqyrojë, ta mbledhë dhe ta ruajë sa të jetë e mundur, thotë historiania. Herë pas here në kërkimet e tyre hasin në gjëra të zhdukura dhe të harruara: “Një shembull .. Një nga studentët e mi bën një punim mbi teatrin dhe ka zbuluar një regjizor. Në bodrumin e Beit Ariela (dmth., bibliotekë dhe qendër kulturore në Tel Aviv, Izrael) ndodhen ato, që kanë lënë ai. Ai quhet Herman Lowe dhe ka sjellë si të thuash teatrin gjerman edhe në Palestinë. Ai nuk ka përkthyer vetëm klasikët gjermanë, por (në fillim të shekullit të 20) ka përkthyer letërsi bashkëkohore në hebraisht. dhe atje në vitet tridhjetë mund të shikoje dhe pjesë nga Arthur Schnitzler dhe të tjerët."
Kërkime në gjithë botën
Edhe në biografi të veçanta ka shumë gjëra për të studiuar. "Ne kërkojmë në gjithë botën," thotë historiania nga Pocdami. Ambasada gjermane në gjashtëdhjetë vende të botës janë përfshirë në këtë punë, ato kujdesen për dëshmi dhe kontaktet e para. Këtu duhet të përfshihen edhe shumë institucione të vogla dhe të mëdha në vende të ndryshme muzetë dhe qëndrat historike, si dhe shoqatat kulturore, mediat, universitetet. Elke Kotowski është e bindur se do të gjenden gjurmë të vlefshme kudo: "Ne jetojmë në një epokë dixhitale. Dhe unë mendoj se për ta bërë atë të kuptueshme për të gjithë në mbarë botën, ne përpiqemi të ndërtojmë një platformë interneti. Ne nuk mund dhe nuk duam, që tani çdo gjë, që është traditë gjermane, trashëgimi e kulturës gjermane të kthehet në Gjermani. Kjo nuk ka kuptim. Qëllimi ynë është që të shohim, çfarë ka në vend. Çfarë ka në Argjentinë, Shtetet e Bashkuara. Në Shangai, për shembull, në Kinë. Atje, ku kanë jetuar hebrej gjermano-folës, hebrej europianë."
Në hapje në Berlin në fund të tetorit do të ketë një konferencë të madhe ndërkombëtare shkencore. Ajo do t'ia bëjë të njohur projektin një publiku edhe më të gjerë.
Autor: Cornelia Rabitz/Angjelina Verbica
Redaktoi: Vilma Filaj Ballvora
: