1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030112 Jobsuche Deutschland

4 Janar 2012

Para së gjithash grekët dhe spanjollët e rinj kërkojnë një vend pune në Gjermani, ku kërkohen forca të specializuara.

ZAV - ndërmjetësim të punësuarish
ZAV - ndërmjetësim të punësuarishFotografi: ZAV

E krahasuar me vende të tjera evropiane, Gjermania, pas Austrisë, Luksemburgut dhe Hollandës është vendi me nivelin më të ulët të papunësisë. Të fundit në radhitje, sipas Eurostatit, Zyrës së Statistikave të BE janë Greqia dhe Spanja. Në këto vende, gati një në dy vetë nën moshën 25 vjeç është i papunë. Kështu që gjithnjë e më shumë vetë nga vendet e krizës së euros kërkojnë një vend pune në Gjermani, thotë Monika Varnhagen, Drejtoreshë e Shërbimit të Ndërmjetësimit Ndërkombëtar të Punës (ZAV), të Agjencisë Federale të Punës:

"Momentalisht situata është e tillë, që interesin më të madh për punësim në Gjermani e ndeshim në Greqi dhe në Spanjë. Por ne kemi aktivitete edhe në Portugali e për shembull edhe në Itali. Këto nuk janë lëvizjet, me të cilat ndeshemi në Spanjë. Por edhe atje ka persona të interesuar potencialisht, të cilët vijnë me dëshirë për të punuar në Gjermani."

Monika Varnhagen, ZAVFotografi: ZAV/Bundesagentur für Arbeit

Parakusht për një punësim të mirë, megjithatë janë njohuri të mira të gjuhës gjermane:

"Sepse, si shkollimi në Gjermani, ashtu edhe punësimi këtu do të kurorëzohen vetëm atëherë nga suksesi, kur të ekzistojnë të paktën bazat e gjuhës gjermane, mbi të cilat mund të mbështetesh gjatë qendrimit në Gjermani."

Nevoja për inxhinierë të kualifikuar, për forca të specializuara teknike, për punonjës në biznesin e gastronomisë dhe të hoteleve, për infermiere dhe për mjekë në Gjermani po rritet. Së bashku me partnerët e saj, Shërbimi i Ndërmjetësimit Ndërkombëtar të Punës (ZAV) informon për mundësi punësimi në Gjermani:

"Kështu ne ndërmjetësuam për shembull një mjeke të specializuar, një psikologe për fëmijë në një klinikë në Bedburg (Landi i Renanisë Veriore- Vestfalisë), e cila dinte shumë mirë gjermanisht. Edhe klinika ishte shumë e entuziazmuar, që pati një mjeke të kualifikuar, e cila punon në Bedburg."

Veç kësaj, përmes ZAV-it muajt e fundit sipërmarrje gjermane kanë pasur mundësi në aktivitete në Spanjë dhe në Greqi që të bisedojnë drejtpërdrejt me persona që këkrojnë punë: "Ne organizojmë atje ditë rekrutimi, ku zgjidhen kandidatët dhe punëdhënësit mund të zhvillojnë në vend biseda, për të njohur kandidatë të ndryshëm. Konkurset po vazhdojnë edhe tani, por në rastin e personave super të kualifikuar kjo ndodh shpesh, që konkurset zgjasin shumë. Por punëdhënësit kanë qenë shumë entuziastë me cilësinë e kualifikimit të kandidatëve, që kanë njohur atje."

Me këtë ofertë, ZAV reagon ndaj ndryshimit të gjendjes në tregun e punës në Gjermani. Sepse në sajë të konjukturës së mbarë, punë kanë gjetur edhe shumë të papunë. Ky është edhe një nga shkaqet që numri i gjermanëve që duan të fitojnë para në botën e jashtme është ulur që prej një viti.

Autor: Monika Lohmüller/ Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW