1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi kundër ish presidentit egjiptian shtyhet

dpa(M.Kelmendi4 Nëntor 2013

Shoqëruar nga protestat e ithtarëve të tij nisi këtë të hënë procesi kundër ish presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohammed Mursi. Ai u shty për më tetë janar.

Kajro 04.011.2013Fotografi: Mohamed Kamel/AFP/Getty Images

Qindra simpatizantë të Vëllazërisë myslimane u grumbulluam para ndërtesës së Akademisë së policisë në Kajro ku Mursi dhe 14 të akuzuar të tjerë, anëtarë të Vëllazërisë myslimane duhet të përgjigjen për nxitje të dhunës dhe vrasjen e 10 protestuesve gjatë përleshjeve të armatosura jashtë pallatit presidencial, pas nenshkrimit te nje dekreti që zgjeroi pushtetin e tij. Mursi mbërriti me helikopter në ndërtesën e Akademise Policore, qe ndodhet një orë larg qendrës së Kajros. Të pandehurit e tjerë u sollën aty me makina të blinduara. Kjo ishte edhe dalja e pare publike e Mursit qysh prej 3 korrikut, kur u rrëzua nga pushteti. Nëse shpallet fajtor, ish presidenti egjiptian mund të dënohet me burgim të përjetshëm ose me vdekje.


Të dielën (03.11) në Kajro qëndroi sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili shprehu angazhimin e SHBA-së për të punuar me udhëheqëësit egjiptianë. Sipas tij, fati i Egjiptit dhe marrëdhëniet e tij dypalëshe varen nga tranzicioni demokratik. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë e përkohshme, tha Kerry në Kajro. Presidenti Barack Obama ndërkohë ka pranuar ofertën egjiptiane për një "dialog strategjik". Por në një konferencë për shtyp me homologun e tij Nabil Fahmi shefi i diplomacisë amerikane ka paralajmëruar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend. Edhe për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve ithtarë të Mursit nga forcat e sigurimit, shefi i dipmomacisë amerikane nuk u shpreh direkt, por dënoi në përgjithësi "çdo dhunë, që ushtrohet kundër kishës, besimtarëve dhe në rrugë".