1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Kosovë është shënuar progres në rritjen e shkallës së sigurisë

Bekim Shehu29 Gusht 2006

Komandanti në largim i forcave paqeruajtëse në Kosovë gjenerali Gjuzepe Valoto, deklaroi sot se Kosova ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe sipas tij, gjatë muajve të fundit në Kosovë është shënuar progres në ngritjen e shkallës së sigurisë

Ushtarë të KFOR-it në Kosovë
Ushtarë të KFOR-it në KosovëFotografi: AP

Komandanti i forcave paqerujatëse në Kosovë, gjenerali Gjyzepe Valoto, tha se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, ndërsa siguroi qytetarët e të gjitha etniteteve në Kosovë që të ndjehen të sigurt, pavarësisht prej veprimeve të papërgjegjshme në situata të caktuara. Ai tha se, Kosova ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe sipas tij, gjatë muajve të fundit në Kosovë është shënuar progres në ngritjen e shkallës së sigurisë. Këto komente, komandanti i KFOR-it në largim gjenerali, Gjyzepe Valoto, i bëri gjatë disa takimeve që zhvilloi me udhëheqësit politik kosovar pak ditë para largimit të tij nga Kosova.

Gjenerali Valoto tha se është i kënaqur me situatën e sigurisë në Kosovë. "Gjatë muajve qershor-gusht zhvillimet në situatën e sigurisë kanë qenë pozitive dhe jam i bindur se ky vlerësim pozitiv për këtë periudhë nuk mund të ndryshohet për veprime të ndonjë personi të pa përgjegjshëm," tha gjenerali Valoto duke ftuar qytetarët Kosovës që të lëvizin lirshëm. Komandanti i forcave paqerujatëse, zhvillimet e fundit në veri të Kosovës i cilësoi si zhvillime politike, ndërsa forcat paqeruajtëse sipas tij, do të kontribuojnë në krijimin e një ambienti stabil për të gjithë.

Ai tha se, angazhimi ushtarak dhe ai politik duhet ndarë njëri me tjetrin ndërsa, theksoi se asnjëri nga komandantët e KFOR-it, nuk mund të zgjidhë problemet në veri të Kosovës, por forcat paqeruajtëse, sipas tij mund të ndihmojnë vetëm përfaqësuesit politikë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Për udhëheqësit politik kosovarë komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali Italian Gjuzepe Valoto, mbetet komandanti që sipas tyre ka krijuar një eporë të re të zhvillimeve dhe bështetjes për Kosovën. Kështu thotë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Komandanti i deritashëm i forcave paqerujatëse, gjenerali Italian Gjuzepe Valoto, detyrën e t’ia do ta dorëzojë më një shtator, në një ceremoni që do të organizohet në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it. Atë do ta zëvëndësojë gjenerali Gjerman, Roland Kater i cili do të drejtojë 17 mijë trupa të NATO-s në Kosovë.




Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW