1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Kosovë duhet të ruhet uniteti politik

Bekim Shehu27 Janar 2006

Diplomatët evropianë kanë kërkuar që Kosova të mos lejojë boshllëk institucional. Ndërsa anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës u shprehën, se do të angazhohen maksimalisht në procesin e bisedimeve për statusin final të Kosovës

Kosova
KosovaFotografi: AP

Anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës, janë shprehur se proceset politike në vend duhet të vazhdojnë, ndërsa, ata do të angazhohen që të shtyjnë përpara procesin e bisedimeve për statusin final të Kosovës. Kaloi plot një javë që aktivitetet politike në Kosovë u pezulluan, por e gjithë kjo ishte për të nderuar presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci: "Procesi do të ecë pa asnjë vonesë, pa asnjë tronditje nga pala kosovare. Ky ishte edhe amaneti i presidentit Rugova. Ky ishte projekti i tij dhe ne nuk do të largohemi nga ai, do të jemi unik dhe do t'a realizojmë."
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, aktualisht është ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës. Këtë i'a lejon për 45 ditë Korniza Kushtetuese për Vetadministrim të Përkohshëm.

Kryetari i PDK-së, në opozitë, Hashim Thaqi, ndërkaq, thotë se në Kosovë do të ruhet uniteti politik: "Dhe të vazhdojmë angazhimet tona të sinqerta, përkushtimet tona për zbatimin e standaeteve demokratike dhe procesin e zgjidhjes së statusit politik përmes negociatave."

Për unitet në Kosovë, pas vdekjes së presidentit Rugova, shprehet edhe Veton Surroi, anëtar i Grupit Negociator të Kosovës. Ai thotë se aktualisht duhet të angazhohemi maksimalisht në procesin e bisedimeve për statusin final.

Shumë diplomatë evropianë që ishin në Kosovë dhe morën pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova, porositën udhëheqësit e këtushëm që në Kosovë nuk duhet lejuar që të krijohet boshllëk institucional. Këtë e tha gjatë qëndrimit këtu edhe shefi i diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmajer. Udhëheqësit e opozitës në Kosovë, ndërkaq, shprehen se procesi negociator për Kosovën ka nevojë për presidentin e vendit. Ata shprehen të bindur se LDK- ja nga radhët e së cilës duhet të nominohet kandidati për president të vendit do të gjejë shumë shpejt forcë dhe do të përcaktohet për të zgjedhurit e tyre dhe në këtë mënyrë, presidenti i ri i vendit t'i bashkohet Grupit Negociator.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW