1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Kosovë nuk ka krizë qeveritare

Bekim Shehu3 Mars 2006

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, kanë hedhur poshtë mundësitë e krizës qeveritare në Kosovë. Ndryshimet e fundit ne qeveri dhe në kuvend, ata i shohin si një nevojë për energji të reja.

Alltag in der serbischen Provinz Kosovo
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, thanë se në Kosovë nuk ka krizë qeveritare. Ndryshimet e fundit në qeveri dhe parlament ata i shohin si një nevojë për energji të reja në procesin në të cilën ndodhet Kosova.

Çështja e zgjedhjes së kryeministrit të ri me madatar gjeneral Çekun nuk duket se do të ketë ndonjë telash që të përfundojë shumë shpejtë si proces, ndërsa çështja e dorëheqjes së kreut të parlamentit, Nexha Daci, tash për tash, duket se do të shkaktojë telashe në skenën politike kosovare. Kreu i parlamentit Nexhat Daci, nuk e pranon vendimin e kryesisë së LDK-së, që ai të zëvëndësohet me nënkryetarin e kësaj partie, Kolë Berisha dhe si të tilë vendimin e partisë së tij ai e cilëson jo të drejtë.

Por, kështu nuk mendon presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili po ashtu vjen nga radhët e LDK-së.

Në Kosovë nuk ka krizë politike shprehet edhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen. Ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të konsolidohen shumë shpejtë, të vazhdohet me procesin e bisedave për statusin, i cili sipas tij duhet të zgjidhet brenda këtij viti.

Institucionet demokratike të Kosovës po funksionojnë shumë mirë dhe ajo që po ndodh është se të gjithë po e shohim nevojën për energji të re, pra kjo nuk është krizë, por injektim i një energjie të re, tha Soren Jesen Petersen. Ai tha se Kosova mund ta tejkalojë me sukses këtë zhvillim, për faktin që sipas tij, Kosova ka kaluar edhe dorëheqjen e ish-kryeministrit Haradinaj, vdekjen e presidentit Rugova dhe të gjitha janë tejkaluar sipas tij, me sukses dhe nuk ka pasur kurrfarë krize.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW