1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Kosovë shpallet gjendja epidemisë

Bekim Shehu21 Gusht 2006

Në Kosovë, çdo ditë po shënohen me dhjetra raste të sëmundjes së meningjitit tek fëmijët dhe kjo ka bërë që autoritet shëndetësore të shpallin gjendje epidemie në Kosovë. Rastet më të shpeshta janë nga zonat rurale, ndërsa, thuhet se shkaktarë për këtëepidemi mund të jenë edhe ujërat e papastërta

Serben werden im Kosovo vertrieben_2
Fotografi: dpa

Autoritet shëndetësore në Kosovë, kanë shpallur gjendje epidemie për shkak të rasteve të shumta të sëmundjes së ndezjes së trurit tek fëmijët, që njihet si sëmundja e meningjitit. Pothuaj çdo ditë në të gjitha komunat e Kosovës shënohen 15 deri në 20 raste të fëmijëve që kërkojnë ndihmën mjekësore, ndërsa autoritet akoma nuk kanë arritur të konstatojnë se prej nga kjo përhapje e shpejtë e sëmundjes së
meningjitit tek fëmijët. Megjithatë, autoritet e shëndetësisë thonë se megjithë numrin shumë të madh të pacietëve, sëmundja e meningjitit është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.

Fadil Kryeziu, është zëvëndësministër i shëndetësisë: "Ministria është në gatishmëri të plotë të ballafaqohet me këtë sëmundje ose epidemi si dhe e kemi shpallur. Deri tash nuk kemi ndonjë komplikim të rasteve të veçanta. Klinika infektive është e
furnizuar mirë me medikamente për këtë periudhë, kemi ngritur gatishmërinë dhe jemi në vrojtim të vazhdueshëm të situatës", thotë zëvendësministri Kryeziu.

Mirëpo, përfaqësues të opozitës gjendjen në shëndetësinë kosovare e cilësojnë siç thonë katastrofike. Fatmire Kolqaku, nga partia opozitare Ora, kryetare e komisionit parlamentar për shëndetësi thotë se pas shpalljes së gjendjes së epidemisë së meningjitit, në sistemin shëndetësor kosovar mungon tërësisht aftësia organizative.

"Edhe pse fatmirësisht meningjiti ka një formë më të lehtë, është meningjit viral dhe po trajtohet tash për tash, me sukses, suksesi është aty se prindërit e fëmijëve të cilët janë prekur duhet të shkojnë në barnatore dhe një pjesë të madhe të terapisë ta
blejnë. Shtrohet pyetja në një gjendje të jashtëzakonshme sa do të jemi në gjendje të
përballojmë ne ndonjë epidemi po qe se merr një kahje tjetër" thotë, zonja Kollçaku.

Mungesa e medikamenteve në Kosovë muajt e fundit është ndjer shumë dhe kjo ka bërë që qeveria e Kosovës të formojë një komision për shëndetësinë që të hulumtojë shkaqet e mosfunskionimit si duhet të sistemit shëndetësorë. Sërish zëvëndësministri, Fadil Kryeziu:"Unë nuk mund të them se jemi të kënaqur me
medikamentet në tërësi. Megjithatë, për rastet si ky, meningjitin seroz ne jemi përkujdesur që të jemi të furnizuar mirë. Prandaj nuk besoj se do të kemi probleme në këtë plan, por edhe në rast se paraqiten këto probleme, qeveria është e përkushtuar të jetë e gatshme ta ndihmojë Ministrinë e Shëndetësisë edhe në këtë drejtim", thotë Fadil Kryeziu.

Sidoqoftë, numri i fëmijëve me sëmundjen e meningjitit të shtruar në klinikat infektive, numëron me qindra. Rastet më të shpeshta janë nga zonat rurale, ndërsa,
thuhet se shkaktarë për këtë epidemi mund të jenë edhe ujërat e papastërta. Autoritet thonë se mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë sëmundje e cila bartet në formë të virusit nga njeriu tek njeriu është pastërtia. Zyrtarë të shëndetësisë, thonë po ashtu se ata janë në gjendje ta përballojnë këtë epidemi pa pasoja.

Në adresë të shefit të ri të UNMIK-ut, Joakim Rycker, ndërkaq, është ofruar ndihmë edhe nga autoritet e Serbisë. Presidenti serb, Boris Tadiq, thotë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Kosovën me medikamente dhe personel shëndetorë për të
tejkaluar këtë gjendje.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW