Në Madrid fillon Konferenca për klimën
3 Dhjetor 2019Greta Thunberg do të marrë pjesë në konferencë, por do të vonojë ca deri sa të mbërrijë. Sepse aktivistja e klimës ndodhej në rrugë për në Kili, ku fillimisht ishte planifikuar të mbahej konferenca e quajtur COP, "Conference of the parties". Tani Greta ndodhet në rrugën për Europë: Me anijen e saj me vela dhe jo me avion. Për shkak të trazirave në Kili konferenca u zhvendos në Madrid dhe për të mbërritur asaj do i duhet të shkojë një herë në Portugali dhe prej andej do t'i drejtohet motropolit spanjoll me rrugë tokësore. Në twitter ajo shkruan se rruga është duke marrë më shumë kohë se sa që pritej.
Falenderime për solidaritetin e organizatorëve të COP
Më ngadalë se pritej dhe shpresohej prej mbrojtësve të klimës, janë duke u arritur edhe sukseset që do të nxirreshin në pah në konferencën e klimës. Pjesëmarrësit, si për shembull ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze janë të kënaqur që mbas anulimit të konferencës në Kili, konferenca të paktën po mbahet. Për Deutsche Wellen politikania e socialdemokratëve thotë: "Ambicjet tona duhet të jenë më të mëdha, prandaj në Madrid ato do të shtohen edhe një herë!"
"Unë falënderoj Spanjën që organizoi konferencën COP në një kohë kaq të shkurtër. Kjo tregon për solidaritetin e madh që ekziston për të sistemuar 20 mijë deri 25 mijë vetë për katër javë. Ky është një sinjal i rëndësishëm. COP do të jetë një sukses, nëse arrijmë të rrisim ambicjet. Që do të thotë se vendet duhet të bëjnë më shumë se sa kanë premtuar deri tani."
Jo-ja përfundimtare nga SHBA
Më shumë se premtimet e bëra nga 190 vendet anëtare të OKB, në konferencën e klimës në Paris të mbajtur në vitin 2015 ku vendet u angazhuan, që deri në vitin 2100 të mos lejojnë që temperatura e tokës të rritet më shumë se dy gradë, por të respektojnë kufirin e rritjes 1,5 gradë, për të arritur në nivelin që ka ekzistuar para industrializimit. Për të arritur këtë vendet duhet të përmirësojnë planet për mbrojtjen e klimës. Sepse shkencëtarët kanë paralajmëruar për rreziqet e ndryshimit me shpejtësi të klimës.
Nuk mendohet që në Madrid të arrihen marrëveshje me synime më të mëdha. Vetëm një grup i vogël vendesh të Afrikës dhe Azisë kanë premtuar se do të bëjnë më shumë për klimën. Në fillim të muajit nëntor presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk beson në ndryshimin e klimës, u tërhoq përfundimisht nga marrëveshja e Parisit për klimën.
Sipas ministrit gjerman të Jashtëm Heiko Maas, SHBA nuk janë vendi i vetëm që merret pak me temën e mbrojtjes së ambientit: "Tërheqja nga Marrëveshja e Parisit për klimën është një hap për të cilin ne na vjen shumë keq që hidhet. Dhe shpresojmë dhe luftojmë që kjo të jetë një lamtumirë për një kohë të shkurtër. Por ne nuk duhet të mendojmë se mospërputhjet në politikën për mbrojtjen e klimës do të zgjidhen shpejt. Vitin e ardhshëm nuk mund të priten impulse të mëdha në politikën për klimën kur SHBA do të mbajl kryesimin e G-7 dhe Arabia Saudite kryesimin e G-20". Këtyre dy vendeve u shtohet edhe Brazili, presidenti populist i të cilit, Jair Bolsonaro nuk bën po ashtu pjesë tek mbrojtësit e klimës.
Edhe Gjermania nuk bën shumë për mbrojtjen e klimës
Por edhe Gjermania nuk zë ndonjë vend të veçantë në mbrojtjen e klimës. Synimi që deri më 2020, pra për pak javë, të reduktohet me 40 përqind dioksidi i karbonit, nuk do të arrihet në asnjë mënyrë. Shumë ekspertëve u ka rënë në sy shtyrja deri më 2038 e ndalimit të prodhimit të energjisë elektrike me djegie qymyri. Po ashtu, dioksidi i karbonit i prodhuar nga transporti rrugor është rritur prej vitesh. Nëse qeveria bën pak, atëherë grupet ambientaliste do të vazhdojnë protestat për mbrojtjen e klimës edhe në Madrid. Kështu thotë Ann-Kathrin Schneider nga shoqata "Lidhja për mbrojtjen e ambientit dhe natyrës" (BUND) duke folur për Deutsche Wellen: "Vendimtare është presioni që ushtrohet nga protestat. Do shihet nëse ky presion do rritet dhe do të krijohet edhe vullneti politik, për të parë se për mbrojtjen e klimës duhet bërë më shumë."