1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Pakistan arrestohen mbi 30 politikanë opozitarë

23 Shtator 2007

Në Pakistan janë arrestuar më tepër se 30 politikanë të opozitës. Aksioni është drejtuar kundër partisë së ish-kryeministrit Navaz Sharif su dhe kundër Aleancës së partive islamike, thuhet në qarqet e sigurisë. Në mesin e të arrestuarëve është edhe një bashkëpuntor i ngushtë i Sharifit. Sipas vëzhguesëve arrestimet kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale me 6 tetor për të cilat ka kandiduar sërish gjenerali Pervez Musharaf. Musharaf ndodhet në pushtet që prej puçit të vitit 1999 dhe aktualisht ndodhet në një presion të fortë të brendshëm politik.