1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në SHBA aprovohet rezoluta, që dënon genocidin turk ndaj armenëve

11 Tetor 2007

Komisioni i jashtëm i Kongresit amerikan ka aprovuar një rezolutë, në të cilën dënohet si genocid vrasja e qindramijëra armenëve në luftën e parë botërore. Komisioni u pozicionua qartë kundër presidentit amerikan Bush, i cili druhet nga përkeqësimi i marrëdhënieve me partnerin e Natos, Turqinë. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, kishte deklaruar para pak kohe, se marrëdhëniet e të dy vendeve do të dëmtoheshin, nëqoftëse rezoluta e kongresit amerikan aprovohej. Turqia e refuzon prerazi, që masakra ndaj armenëve në perandorinë turke të kategorizohet si genocid.