1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Shqipëri rëndohet kriza energjitike

Ani Ruci27 Korrik 2007

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për reduktimin e orarit të punës së administratës publike nga 8 në 5 orë

Nga shpëndarja e energjisë elektrike në ShqipëriFotografi: DW

Emergjenca per te kursyer energji nga njera ane, dhe pamundesia per te ulur oret e gjata te nderprerjes se saj te perditshme kane detyruar qeverine e Tiranes te marre nje vendim te tille.

Grid Roi, drejtor i informacionit ne Keshillin e Ministrave duke publikuar vendimin tha se „reduktimi i orarit zyrtar te administrates publike nga 8 ne 5 ore eshte pasoje e krizes se rende energjitike qe po kalon Shqiperia. Orari i ri fillon ne oren 08:00 te mengjesit dhe perfundon ne oren 13.00. Zbatimi i vendimit fillon ne 30 korrik dhe mbetet ne fuqi deri ne nje vendim te dyte.“

Askush nuk mund te parashikoje se kur Qeveria do te marre vendimn e dyte. Rikthimi ne diten teteoreshe te punes per administraten publike do te varet nga fillimi i rreshjeve te shiut. Vetem ato mund te mbushin rezervuaret e hidrocentraleve te Komanit dhe te Fierzes mbi lumin Drin, qe jane tani afer pikes se vdekjes. Vetem atehere mund te rifilloje prodhimi vendas i bllokuar tani teresisht. Si peerhere edhe kesaj rradhe per fat te keq, popullata dhe biznesi i ka drejtuar syte nga qielli pasi shirat mbeten shpresa e vetme. Me krizen qe po kalon gjithe rajoni nuk eshte e mundur qe vendet e tij t´i shesin me teper energji elektrike Shqiperise. Sasia qe ajo importon eshte 11 milion kilovatore ne dite kur popullates dhe biznesit u nevojiten rreth 16 milion.

Ulja e oreve te punes do te veshtiresoje plotesimin e kerkesave te qytetareve nga administrata publike. Por Grid Roi nga Keshilli i Ministrave thote se kjo do te shmanget ne saje te angazhimit te administrates per t´i kryer te gjitha detyrat e saj brenda orarit te ri, parashikim qe veshtire te realizohet kur qytetaret ankohen per plogeshti dhe zvarritje te kesaj administrate gjate orarit te plote zyrtar, jo me te reduktuar.

Situata e veshtire qe po perballlon popullata dhe biznesi ne Shqiperi per shkak te krizes se tanishem energjitike ka nxitur LSI te organizoje sot ne mbremje ne Tirane, nje proteste masive kunder qeverise se kryeministrit Berisha. Sipas drejtuesve te kesaj force politike opozitare kriza e tanishme eshte pasoje e paaftesise se qeverise per ta kapercyer ate, gje qe po sjell rrenimin e ekonomise, dekurajimin e plote te biznesit dhe po veshtireson ne maksimun jeten e perditeshme te popullates.