Në Tiranë zhvillohet një marshim proteste i drejtuar nga opozita
28 Janar 2011Reklamë
Siç na njofton korrespondenti ynë në Tiranë Arben Muka marshimi u zhvillua i qetë. Marshimi drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" filloi nga selia e Partisë Socialiste. Në fillim të vargut të njerëzve mbaheshin tri portrete të mëdha të viktimave të së premtes së kaluar. Protestuesit vendosën buqeta me lule në vendet kur tre të vrarët humbën jetën.