1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Turqi rrëmbehet një avion i pasagjerëve

18 Gusht 2007

Ankara: Në Turqi është rrëmbyer një avion i pasagjerëve. Avioni i Shoqërisë Ajrore 'Atlasjet' i cili ndodhej në rrugë nga Qipro Veriore për në Stamboll kishte ateruar në aeroportin e Antalisë. Aty është arritur që në siguri larg duarve të pengmarrësve të kalojnë shumica e 138 pasagjerëve. Edhe dy pilotët nuk ndodhen më në bordin e avionit. Sipas njoftimeve të mediave të dy rrëmbyesit të cilët po flisinin në gjuhën arabe kanë pohuar se janë ithtarë të rrjetit terrorist të El Kaidës. Ata kanë kërkuar nga pilotët që të vazhdojnë fluturimin në drejtim të Iranit apo Sirisë.