Në Ukrainë fitojnë Partitë e refomuara properëndimore
1 Tetor 2007Në zgjedhjet paralmentare në Ukrainë, Partia pro perëndimore e udhëheqëses së opozitës, Julia Timoschenko, ka dalë forca më e fuqishmë që ka marrë më shumë vota se të gjithë partitë e tjera. Blloku i Timoschenkos, sipas Komisionit qëndror të zgjedhjeve në Kiev, ka fituar rreth 33 përqind të votave. Partia e qeverisë së kryeministrit të Rusisë, Viktor Janukoviç (Viktor Janukowitsch), ka arritur të fitojë 30 përqind të votave dhe Partia "Ukraina jonë" e presidentit, Viktor Jushçenko (Viktor Juschtschenko) ka fituar gati 16përqind të votave. Fitorja e Bllokut pro perëndimor pas numërimit të votave dhe rezultateve të para është tashmë e sigurtë. Timoschenko njoftoi se sot do të fillojë nga puna për formimin e një koalicioni qeveritar me Partinë "Ukraina jonë". Votuesit në Ukrainë votuan të dielën për parlamentin e ri, me zgjedhje të parakohshme që synoin t’i japin fund bllokimit të procesit politik. Presidenti pro-perëndimor Viktor Jushçenko i shpalli zgjedhjet në përpjekje për t’i dhënë fund luftës për pushtet mes tij dhe kryeministrit pro-rus Viktor Janukoviç.
![Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski merr pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin lituanez Gitanas Nauseda dhe Presidentin polak Karol Nawrocki në Pallatin Presidencial në Vilnius, Lituani, më 25 janar 2026.
Volodymyr Zelenski nuk shpjegoi pse u shtynë bisedimet [DOSI: 25 janar 2026].](https://static.dw.com/image/75543200_800.webp)