Në Zimbabve filloi numërimi i votave pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
30 Mars 2008Pas zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhje parlamentare në Zimbabve ka filluar numërimi i votave dhe janë ngjallur shpresat e reja. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë edhe pse deri tani nuk ka shifra konkrete. Qendrat e votimit në vend janë mbyllur me kohë përveç atyre ku rradha e votuesëve ishte e gjatë dhe me lejen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qëndruan të hapura deri në mesnatë. Të gjitha ata që para orës 19 ndodheshin në rradhë kishin të drejtë të hedhin votën e tyre. Zgjedhësit, pavarësisht nga cili kamp, ishin të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
„Ishin zgjedhjet më të mira për shkak se kishte më pak dhunë“, tha një grua. Ndërkaq një i ri theksoi:
„Shpresoj që tani do të kemi ndryshime: ne të rinjët kemi nevojë për punë, medikamente, një prodhime më të mira - gjithçka duhet të ndryshoj këtu.“
Dhe natyrisht elektorati shpreson që pas zgjedhjeve do të respketohet ligji:
„Dëshiroj që të njihet vullneti i popullit në të vërtetë, pavarësisht asaj se kush do të fitoj.“
Zgjedhjet e të shtunës kaluan pa incidente të mëdha. Incidenti më i rëndë ndodhi në Bulavayo, qytetin e dytë për nga madhësia në Zimbabve. Atje është sulmuar shtëpia e një kandidateje të qeverisë. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale nuk ka pësuar askush.
„Dëgjova dy shpërthime, i pari ishte i lehtë. Por i dyti ishte shumë, shumë i fuqishëm. Nga ai u thyen xhamat e shtëpisë.“
Vëzhguesit e zgjedhjeve dhe opozita flasin për disa parregullësi të cilat megjithatë nuk do të ndikojnë shumë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Kandidati i opozitës për president nga Lëvizja për Ndryshime Demokratike (MDC) Morgan Tsvangirai tha se pushteti mund të provoj tani të manipuloj me rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë ai e sheh veten fitues të këtyre zgjedhjeve:
„Fitorja e popullit është e sigurtë edhe pse qeveria po përpiqet që me aktivitetet e saj mashtruese të pengoj atë.“
Nga ana tjetër pushtetmbajtësi Robert Mugabe deklaroi se kurrë nuk është marrë me falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve:
„Ne nuk kemi refuzuar asnjëherë një fitore të MDC apo të dikujt tjetër. Kurrë, asnjëherë. Sapo të shpallen rezultatet, kështu apo ashtu ne do t'i njohim ato.“
Deri tani manipulimet masive e kanë ndihmuar Mugaben që të qëndroj në pushtet. Institucionet shtetërore edhe kësaj radhe thonë se fitues i zgjedhjeve që në raundin e parë është 84 vjeçari Mugabe. Një rezultat që opozita nuk od ta pranonte kurrë. Rezultatet zyrtare pritet të shpallen ditën e hënë.