Nacionalizmi tajvanez në provë
14 Janar 2008Ekziston një Kinë demokratike. Jo Republika Popullore e Kinës. Por ishulli i Tajvanit, republika e Kinës. Atje viti 2008 është vit i zgjedhjeve. Në fund të marsit do të zgjidhet një president i ri. Dhe të shtunën (12.01) votuesit vendosën për përbërjen e parlamentit. Partia demokratike e prosperitetit, që qeveris, DPP, pësoi një humbje të rëndë. Kuomintangu opozitar nga ana tjetër arriti një fitore fenomenale me 72%.
Zgjedhësit në Tajvan vendosën. Me një qartësi të paimagjinueshme i kthyen shpinën partisë demokratike të prosperitetit në qeverisje, DPP.
Presidenti i Tajvanit Chen Shui-Bian nuk e kishte pritur këtë. Nga të gjithsej 113 vendet në parlament partia e tij DPP duhej të arrinte së paku 50, në fund mori vetëm 27. Ai kërkoi nga ithtarët e DPP-së, që të japin që tani sinjalin e qartë për zgjedhjet presidenciale të marsit. Mesazhi i vërtetë i Chenit u kuptua menjëherë: Ai hoqi dorë nga drejtimi i DPP-së dhe e la atë në duart e kandidatit të DPP-së për zgjedhjet presidenciale në fund të marsit, Frank Hsieh.
DPP në mesin e viteve 80 doli nga një lëvizje protestuese kundër sundimit njëpartiak të Kuomintangut. Chen Shui-bian e mbajti DPP gjatë presidencës së tij vazhdimisht në kursin e pavarësisë duke zëmëruar kështu fqinjin e madh Kinën. Në vitin 2006 kongresi kombëtar popullor në Pekin e konsolidoi pozicionin kinez përmës ligjit kundër secesionit. Një deklaratë formale e Tajvanit për pavarësi do të provokonte ribashkimin me dhunë. Por meqë Tajvani ka pas vetes SHBA-të si fuqi mbrojtëse, konflikti për republikën ishull mund të çonte në një konfrontim të fuqive nukleare Kinës dhe SHBA-ve. Për këtë Uashingtoni nuk ka kurrfarë interesi: Nuk është çudi, që përpjekjet e Chenit për të fituar më shumë zonë veprimi për Tajvanin, çuan më në fund të përkeqësimin e marrëdhënieve me aleatin e tij më të rëndësishëm SHBA-të.
Zgjedhësit ia morën DPP-së për të keq edhe një sërë skandalesh korrupsioni në rrethin e ngushtë të presidentit Chen. Por rezultati i zgjedhjeve duket se në rradhë të parë vjen nga polarizimi i shoqërisë të shkaktuar nga DPP e nacionalizmi tajvanez në provë Chenit. Ai përpiqej që t´ia hiqte nga mendja popullsisë trashëgiminë kineze në favor të gjoja një identiteti autonom tajvanez. Një plan, që arrinte deri në ripërpilimin e librave të shkollës dhe konceptet e ekspozimit të pallatit muzeal nacional në Tajpeh. Ky muze përmban një koleksion të posaçëm të artit kinez.
Votuesit në Tajvan duket se preferojnë pushtetin e ndarë
Pekini tregohet i rezervuar në gëzimin për fitoren e Kuomintangut. Mediat kineze citojnë vetëm shkencëtarë me vlerësimin, se rezultati i zgjedhjeve është në interes të marrëdhëneve bilaterale. Kuomintangu konsiderohet prokinez. Por Kina e ka marrë në zgjedhjet e fundit mësiminonin, që të mos perzihet me zë në votimet tajvaneze. Ky ndikim deri tani vetëm ka forcuar përkrahësit e pavarësisë.
Fitorja e Kuomintangut nuk është megjithatë votë për ribashkimin e shpejtë. Në vend ai është aq e padëshëruar, sa nuk ka as demokraci në Kinë. Por në vend të kursit të konfrontimit të Chen Shui-bianit njerëzit dëshërojnë një politikë të matur. Shumica janë dakord me status kuonë. Në parlament Kuomintangu ka mundur të zgjerohet deri në shumicën e dy të tretave. A e kanë harruar njerëzit Kuomintangun në katër dhjetëvjecarët e sundimit njëpartiak, kjo do të tregohet në zgjedhjet presidenciale në mars. Votuesit në Tajvan duket se preferojnë pushtetin e ndarë.