1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nadal fiton Australian Open

1 Shkurt 2009

22-vjeçari nga Spanja fitoi ndaj rivalit të tij të përhershëm zviceranit Roger Federer.

Rafael Nadal gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit
Rafael Nadal gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimitFotografi: AP

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, që kryeson listën ndërkombëtare të tenistëve, fitoi për herë të parë në karrierën e tij turneun Australian Open të zhvilluar në Melburn.
Tenisti profesionist 22-vjeçar nga Spanja fitoi ndaj rivalit të tij të përhershëm Roger Federer në një ndeshje në nivelit të lartë.

Rafael Nadal (djathtas) dhe Roger Federer pas ndeshjesFotografi: AP

Pesë setet përfunduan me rezultatin 7:5, 3:6, 7:6 (7:3), 3:6, 6:2. Për Nadalin kjo ishte fitorja e gjashtë në një garë të këtij niveli dhe suksesi i 13-të në 19 duelet me Roger Federer. 27-vjeçari nga Zvicra, i dyti në listën ndërkombëtare humbi shansin për të siguruar fitoren e tij 14-të në një garë të këtij niveli.

Rekordin e fitoreve në garat kryesore të tenisit botëror vazhdon ta mbajë tenisti amerikan Pete Sampras. Nadal-i është i pari sportist profesionit nga Spanja që fiton turneun e Melburnit.

Të shtunën garën e femrave të Australian Open e fitoi amerikania Serena Williams. Në ndjeshjen me rusen Dinara Safina, Williams fitoi me rezultatin 6:0 dhe 6:3.