1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Naftësjellësi “Nord Stream”, tani lidhje dytësore me Gjermaninë

30 Gusht 2011

Linja e transportit të naftës e sapondërtuar e cila shkon nga Rusia në Gjermani, tani është lidhur me një linjë dytësore gjermane, gati për t'u furnizuar edhe me gaz natyror. Një linjë tjetër pritet brenda 2011.

Stacioni i pritjes së gazit natyror në Lubmin.
Stacioni i pritjes së gazit natyror në Lubmin.Fotografi: DW

Konsorciumi "Nord Stream", ka përfunduar të ashtuquajturin "bashkimin e artë", që lidh tubacionet 1220 kilometra që shtrihen nën Detin Baltik në mes të Gjermanisë dhe Rusisë, më pas drejt landeve të caktuara në Gjermani. Linja e re e pagëzuar me emrin “OPAL” tani është gati të marrë gaz. Kjo linjë kalon drejt jugut të Greifswald, aty ku tubacionet e “Nord Stream” kalojnë në bregdetin gjerman, dhe deri në Olbernhau, pranë kufirit me Çekinë.

"Tubacioni tani është gati për hapat e ardhshëm kompleksë. Pra të sjellë lëndën e parë brenda dhe të nisë funksionimin. Kjo do të thotë që ne do të jemi në gjendje të aktivizojmë linjat e para binjake të Nord Stream, në tremujorin e katërt të 2011, ashtu siç është planifikuar," tha Georg Nowack, menaxheri i projektit të Nord Stream për Gjermaninë, në një deklaratë për shtyp.

Diversifikimi i strategjisë

Linja e gazsjellësit Gjermani - Rusi në Lubmin.Fotografi: dapd

Linja tjetër e distribucionit të gazit dhe naftës, e quajtur NEL, kalon nga ana perëndimore nga Greifswald deri në zonën e Achim, dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Ndërtimi i Nord Stream filloi në prill të vitit 2010. Linja e re e tubacionit me vlerë 7.4 miliard euro, është pjesë e një strategjie të re diversifikimi, për të sjellë gaz në në Evropë duke shmangur Ukrainën, e cila shpeshherë është në konflikt me fqinjën e saj Rusinë, lidhur me çmimet e gazit dhe tarifat e tranzitit, që bëhen problem për kalimin.

Bashkimi Evropian importon rreth çerekun e gazit të nevojshëm nga Rusia, me rreth 80% të sasisë që rrjedh përmes Ukrainës, për të shkuar më pas tek konsumatorët evropianë. Linja e re e tubacioneve pritet të transportojë më shumë se 55 miliardë metër kub gaz çdo vit.

Shumica e gazit që do të livrohet për vendet europiane nëpërmjet Nord Stream, dhe kompania shtetërore ruse Gazprom, do të ketë burimin nga fusha gjigante e pasur me naftë dhe gaz, Yuzhno-Russkoye, një nga fushat më të mëdha në botë. Tubacioni do të transportojë sërish gaz më vonë, në sasi shtesë nga fushat në Gadishullin Yamal, në gjirin Ob Taz dhe Shtokman.

Autor: Aurel Boriçi

Redaktoi: E. Xhani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW