1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nato dhe ushtria afgane nisin një ofensivë të re në jug të Afganistanit

20 Shtator 2007
Rreth 2500 ushtarë të NATO-s dhe të ushtrisë afgane kanë nisur një ofensivë të re kundër talebanëve në provincën Helmand, në jug të Afganistanit. Qëllimi i aksionit është dëbimi i kryengritësve radikalë islamikë dhe futja e sërishme e rajonit nën kontrollin e qeverisë, njoftoi Trupa Ndërkombëare Paqëruajtëse ISAF në Kabul. Ofensiva është përqëndruar në Luginën Gereshk ku talebanët ka javë që po zhvillojnë luftime me ushtarët.