NATO-pezullon ꞔdo mbështetje për autoritetet afgane
21 Gusht 2021Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar lidhur me situatën në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga talibanët.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaꞔka, përsëriti në këtë takim se Shqipëria është gati të presë dhe të strehojë mijëra afganë që kanë punuar për NATO-n.
"Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë në Afganistan" - tha Xhaꞔka në këtë takim.
Autoritetet e Tiranës deklaruan ditët e fundit që Shqipëria deri tani ka mundësi të strehojë tre mijë qytetarë afganë, që kanë bashkëpunuar me strukturat e ushtrisë amerikane në 20 vitet e fundit, kryesisht gra dhe vajza, përkthyes, mësues dhe drejtues të shoqërisë civile.
NATO: Të ndalohet menjëherë dhuna në Agfanistan
Në një deklaratë të përbashkët të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u bëhet thirrje autoriteteve në Afganistan që të "respektojnë normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare në të gjitha rrethanat”
"Detyra e menjëhershme e NATO-s tani është të përmbushë angazhimet për të vazhduar evakuimin e sigurtë të qytetarëve të vendeve të tij anëtare, të shtetasve të vendeve partnere dhe afganëve në rrezik, në veçanti atyre që kanë ndihmuar përpjekjet tona. U bëjmë thirrje, atyre që kanë autoritet në Afganistan, të respektojnë dhe lehtësojnë nisjen e tyre të sigurt dhe të rregullt, përmes Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul." - thekson deklarata.
NATO-pezullon ꞔdo mbështetje për autoritetet afgane
Deklarata e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u bën thirrje gjithashtu "të gjitha palëve në Afganistan të punojnë në mirëbesim për të krijuar një qeveri përfshirëse dhe përfaqësuese, përfshirë edhe pjesëmarrjen kuptimplote të grave dhe grupeve të pakicave”
"Në rrethanat aktuale, NATO ka pezulluar çdo mbështetje për autoritetet afgane. Çdo qeveri e ardhshme afgane duhet t'u përmbahet detyrimeve ndërkombëtare të Afganistanit; mbrojtjes së të drejtave njerëzore të të gjithë afganëve, veçanërisht grave, fëmijëve dhe pakicave, të mbështesin sundimin e ligjit dhe lejojnë qasje të papenguar humanitare”
Afganistani - kurrë më një strehë e sigurtë për terroristët
Ministrat e jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në deklaratën e tyre të përbashkët vënë në dukje që "NATO mbetet e përkushtuar për të luftuar terrorizmin me vendosmëri dhe solidaritet duke mos lejuar që asnjë terrorist ta kërcënojë.”
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s vënë në dukje "nderimin për shërbimin dhe sakrificën e të gjithë atyre që kanë punuar pa u lodhur gjatë njëzet viteve të fundit për të arritur një të ardhme më të mirë për Afganistanin."
"Së bashku do të reflektojmë plotësisht mbi angazhimin e NATO-s në Afganistan dhe do të nxjerrim mësimet e nevojshme. Do të vazhdojmë të promovojmë Afganistanin e qëndrueshëm, të begatë që populli afgan meriton dhe të adresojmë pyetjet kritike me të cilat përballet Afganistani dhe rajoni, në të ardhmen e afërt dhe më gjerë, përfshirë bashkëpunimin tonë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, si Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara” përfundon deklarata e përbashkët e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.