1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nato redukton trupat në Kosovë / Zgjedhjet për Parlamentin e Evropës / Vizita e Shtajnmajerit në Moskë

12 Qershor 2009

1. Dhjetë vjet pas luftës së Kosovës, NATO-ja ka vendosur për pakësimin e trupave të saj në Kosovë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Skefer deklaroi se në fund të vitit, numri i trupave të NATO-s do të reduktohet. Peter Heilbrunner informon:

2. Të dielen e kaluar në vendet e Bashkimit Evropian përfunduan zgjedhjet për parlamentin evropian. Partitë konservatore sërish dolën forca më e madhe në Parlamentin e Evropës, por fituesit e vërtetë të zgjedhjeve janë ata që e bojktouan votimin. Politika nuk i ka kryer detyrat e veta, ndërsa problemet janë të shumta, pohon komentatori i DW-së, Bernd Riegert.

3. Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer i bëri thirrje Rusisë që të bierë shpejt dakord me SHBA për hapa të tjerë carmatimi, përsa u përket armëve atomike. Pas një takimi të mërkurën me presidentin Medvedjev në afërsi të Moskës, Shtajnmajeri tha se pas ndërrimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet hedhur dëm shansi për përparime në kontrollin e armatimeve. Shtajnmajeri dhe Medvedjevi diskutuan veç kësaj për gjendjen në Kaukaz dhe krizën ekonomike. Ester Hartbrih:

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë