1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërkombëtarët: Kosova duhet të presë e qetë

Bekim Shehu26 Janar 2007

Pakoja e Ahtisarit mund të ketë elemente që nuk kënaqin palën kosovare, por autoritetet në Prishtinë thonë se pjesa më e madhe e saj do të jetë e pranueshme për shqiptarët

Duke u lutur, Prishtinë
Duke u lutur, PrishtinëFotografi: AP

Shefat e zyrave diplomatike të vendeve anëtare të grupit të kontaktit porositën qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të presin publikimin e propozimit të ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari, për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Shefi i zyrës gjermane në Prishtinë, Eugen Volfart thotë se institucionet e Kosovës, Prishtina zyrtare dhe Kosova janë në rrugë të drejtë. "Tash është koha që të qëndrojnë të qetë dhe të presin propozimin e ndërmjetësit, Marti Ahtsari. Mund të them se për komunitetin ndërkombëtar është shumë e rëndësishme që në këto momente në Kosovë të mbretërojë një ambient i qetë sepse kjo do të ketë efekte shumë pozitive në këtë fazë të zgjidhjes së statusit," tha shefi i zyrës gjermane, Eugen Volfart.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, nga ana e tij, shprehet i bindur se pakoja e Ahtisarit në masë të madhe do të kënaqë interesat e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Këtë deklaratë kryeministri Agim Çeku e bëri vetë pak minuta pas përfundimit në Vjenë të takimit të ndërmjetësit Marti Ahtisari, me përfaqësuesit e vendeve anëtare të grupit të kontaktit.

Edhe pse informacionet e para tonë se Rusia ka kërkuar që shtyhet sërish zgjidhja e statusit të Kosovës, autoritet e Prishtinës besojnë në zotimin e Ahtisarit se shtyrje të tjera të zgjidhjes së statusit të Kosovës nuk do të ketë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW