1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia gjermane e Afrika

28 Mars 2012

Derisa rritja ekonomike në Evropë përparon vetëm me hapa të vegjël, disa vende afrikane kanë rritje dyshifrore. Banka Botërore llogarit sivjet për gjithë kontinentin me një plus prej më shumë se pesë për qind.

Punëtorë ndërtimi në Jonhannesburg
Punëtorë ndërtimi në JonhannesburgFotografi: AP

Korrupsion, një gjendje ligjore e pasigurt, kriminalitet (për shumë sipërmarrje nga vendet e industrializuara Afrika është kontinenti i humbur, tepër i pasigurt për të operuar atje). Nga ana tjetër, Afrika ka se ç'të ofrojë: Shumë vende kanë rezerva të pasura lëndësh të para dhe josh perspektiva, që një ditë këtu të lindë një treg gjigant. Ababacar Seck i zyrës inxhinierike gjermane Pecher, i lindur në Senegal: "Ka shumë deficite. Mirëpo përfundimi i kundërt është: Atje ku ka deficite, ka edhe kërkesë të madhe."

Për shembull në infrastrukturë: Në Afrikë, rreth 80 për qind e njerëzve nuk kanë furnizim me rrymë elektrike. Edhe rrugët e komunikacionit janë shpesh në gjendje të mjerë. Mungon para së gjithash kapitali, për të mënjanuar deficitet, thotë Hartmut Sieper i firmës këshilluese Trans Africa Invest: "Do të thotë, ai që sjell kapital dhe arrin ta përdorë mirë, mund të përfitojë nga një numër segmentesh të vogla dhe mungesash në treg, të cilat nuk arrijnë të trajtohen thjesht për shkak të mungesës së kapitalit."

Dallime mes imazhit negativ dhe realitetit

"Natyrisht që ka një rrezik më të madh, por edhe një shans konsiderueshëm më të madh, sepse përqqindjet e fitimit janë më të larta. Në Gjermani sipërmarrjet tona anëtare mezi dalin në plus, por nuk arrijnë kurrësesi përqindjet e fitimit që mund të realizohen në Afrikë", thotë Heinz Rittmann i Shoqatës së Ndërtimit. Makineritë dhe materialet e ndërtimit janë në Afrikë vërtet më të shtrenjta sesa në Evropë, mirëpo kjo rikuperohet mjaftueshëm nga pagat shumë të ulëta, shton ai. Përveç kësaj, rreziku më i lartë nuk është krejt i pallogaritshëm (së paku, kur sipërmarrjet i përmbahen këshillës së Rittmannit): "Ne i këshillojmë sipërmarrjet tona anëtare gjatë hapit të parë në një vend të ri, që me një partner të ri të merren me tendera institutesh me emër. Kjo do të thotë, jo me tendera lokalë, pasi duhet të bëhet fjalë për para të sigurta. Afrika ka tendencialisht një imazh më shumë negativ te ndërmarrjet tona. Domethënë, së pari ne duhet të kapërcejmë dallimin midis imazhit negativ dhe realitetit."

Bujq në BurundiFotografi: picture alliance/africamediaonline

Para të sigurta, kjo do të thotë tendera nga Banka Botërore, nga Banka Evropiane e Investimeve, nga KfW-ja gjermane dhe nga institucione financiare të ngjashme.

Autor: Insa Wrede  / Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW