1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërron jetë kardinali francez Lustiger

6 Gusht 2007

Kardinali francez Jean- Marie Lustiger ka vdekur në moshën 80 vjeçare. Deri në largimin e tij nga profesioni para 24 vjetësh kryepeshkopi i Parisit ishte njëra nga figurat më me ndikim në Kishën Katolike të Francës. Lustiger vjen nga një familje hebreje, nëna e tij u vra në Auschwitz. Gjatë gjithë jetës ai u përpoq për dialogun ndërmjet të krishterëve dhe hebrejve.