Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë Giorgio Napolitano
23 Shtator 2023Ish-presidenti italian Giorgio Napolitano nuk jeton më. Ish-kreu i shtetit u nda nga jeta në moshën 98 vjeçare në një spital të Romës, konfirmoi qeveria përmes një delarate zyrtare.
Ish-komunisti ka qen ëpresident në vitet 2006 dhe 2015 më shumë se tetë vjet e gjysmë – asnjë president tjetër i Italisë nuk ka qendruar kaq gjatë në post. Në historinë italiane të pasluftës Napolitano ishte i pari president, që u rizgjodh. Edhe në nivel ndërkombëtar ai gëzonte reputacion të lartë.
Për shkak të moshës së thyer ai u tërhoq në janar 2015. Vitet e fundit Napolitano ka qenë mjaft i tërhequr. Ai lindi më 1925 në qytetin jugor të Italisë, Napoli, qytet që ai e ka përfaqësuar në dhjetë periudha legjislative më parlament.
Që në vitet e rinisë juristi u antarësua në Partinë Koministe të Italisë (PCI), ku ariti deri në funksionin e byrosë politike. PCI konsiderohej për shumë vite si partia më e rëndësishme komuniste në Europën Perëndimore. Napolitano brenda partisë klasifikohej në krahun e reformatorëvë. Para rënies së mrit të Berlinit më 1989 ai u shpreh për riemërtimin e partisë, që më pas u quajt partia e majtë PDS.
Në Italinë e viteve 1990 Napolitano ishte president i parlamentit dhe ministër i Brendshëm në qeverinë e qendrës së majtë. Në disa mandate ai ka qenë edhe në Parlamentin Europian. Për meritat e tij i është dhënë titulli i një senatori të përjetshëm.
Me kohën më të gjatë në post
Më 2006 Napolitano u zgjodh president si i pari komunist. Përkundër planeve të mëparshme, Napolitano u rizgjodh më 2013 në mandatin e dytë, pasi patën dështuar të gjitha përpjekjet për gjetjen e një pasardhësi.
Me më shumë se 3000 ditë ai mban një rekord të mandatit presidencial. Pasardhës i tij u zgjodh Sergio Mattarella, i cili vazhdon të jetë president.
Në kohën e presidencës Napolitano gëzonte autoritet të lartë edhe përtej kufijve partiakë. Ai konsiderohej si një korrektiv moral kundrejt kryeministrit populist Silvio Berlusconi, të cilit iu desh të japë dorëhehqjen më 2011. Napolitano asokohe hapi rrugën për një qeveri ekspertësh. Edhe në nivel ndërkombëtar ai konsideohej si një partner bisedimesh i paanshëm dhe i besueshëm.
uh/hf (dpa, rtr)