Ndjekje penale për ministrin e jashtëm Lulzim Basha
27 Dhjetor 2007Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë i është hapur rruga për të ndjekur penalisht Lulzim Bashën, ish Ministër i Transporteve, aktualisht Ministër i Jashtem.
Me 107 vota pro, 12 abstenime dhe 4 kundër të 124 deputeteve të pranishëm në sallë, nga 140 që ka Parlamenti, Komisuoni i Mandateve dhe i Rregullores vendosi heqjen e imunitetit të Bashës si deputet i PD. Arina Madhi , kryetar i komisionit të numërinit të votave tha se heheqja e imunitetit i hap rrugën fillimit të procedurave për ndjkeje penale te Lulzim Bashës.
Ndonese pa imunitetin e deputetit , edhe që sot e tutje Lulzim Basha do të vijojë të mbetet Ministër i jashtëm, një nga më të rëndësishmit në kabinetin Berisha, sidomos në dritën e zhvillimeve të statusit të Kosovës dhe proceseve integruese të Shqipërisë në NATO.
Deputeti socialist Gramoz Ruçi kërkoi dorëheqjen e Bashës nga detyra e Ministrit të Jashtëm. Ai akuzoi kryeministrin Berisha për aplikim standartesh të dyfishta me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar kur është fjala për dorëheqje. Gramoz Ruçi solli në kujtesën e Parlamentit rastin edorëheqjes së ish Ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmajli vetëm nga një bisedë e përgjiuar telefonike, ku Rusmajli dëgjohej t´i kërkonte Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të shikonte me përparësi dokumentacionin e paraqitur nga një i afërm i tij për të fituar një tender.
Deputeti socialist Gramoz Ruçi i bëri thirrje Lulzim Bashës të jepte dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm duke e quajtutr një „ turp përfaqësimin në botën e diplomacisë me një ministër ndaj të cilit ka filluar ndjekja penale.“
Zëra të tjerë dolën kunder Bashes jo vetem nga opozita. Deputeti demokrat Spartak Ngjela, i njohur për kundërshtitë e tij me politikat e kryeministrit dhe liderit të PD, Berisha ofroi një mbrojtje politike për Bashën, por nuk vuri në dyshim vërtetësinë e akuzave ndaj tij. Sipas Ngjelës, Lulzim Basha rrezikon të futet në burg dhe nga kjo nuk mund ta shpëtojë Prokurorja e re e Republikës, Ina Rama.
Kërkesa për heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës erdhi disa muaj më parë nga ish- Prokurori i Pergjithshëm, Theodhori Sollaku. Kërkesa e tij u quajt politike dhe Parlamenti filloi procedurat për shqyrtimin saj vetëm pas shkarkimit të Sollakut dhe ardhjes ne këte detyrë të Ina Ramës.