1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndryshim në komandë në Afganistan

19 Korrik 2011

I shoqëruar prej hijes së sulmeve të reja gjenerali amerikan David Petraeus e dorëzoi të hënën komandën e trupave ndërkombëtare në Afganistan. Komandati i ri do të jetë John Allen.

The outgoing U.S. and NATO led International Security Assistance Force (ISAF) commander, Gen. David Petraeus second left, hands over the flag to US military commander James Mattis head of US Central Command during a changing of command ceremony in Kabul, Afghanistan on Monday, July 18, 2011. Gen. John Allen took over command of American and coalition forces in Afghanistan on Monday from Gen. David Petraeus, assuming responsibility as Afghanistan's international allies draw up exit plans from the nearly 10-year conflict.(Foto:Musadeq Sadeq/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Komandanti në largim i forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali amerikan David Petraeus, u lirua të hënën (18.07.) zyrtarisht nga funksioni i tij dhe ia dorëzoi komandën pasardhësit të tij. Në një ceremoni të zhvilluar në Kabul, gjenerali amerikan me katër yje John R. Allen u prezantua si komandant i ri i përgjithshëm i më shumë se 140.000 ushtarëve të NATO-s në Hindukush.

John AllenFotografi: AP

John Allen komandanti i ri tha në ceremoninë e dorëzimit të komandës në Kabul se ishte i sigurt se misioni ne Afganistan do të vazhdojë të jetë i vështirë. Disa orë më parë ceremonisë, tre ushtarë të NATO-s ishin vrarë gjatë një sulmi në lindje të vendit. Po ashtu në jug ranë pre e një kurthi shefi i policisë rajonale dhe shoferi i tij.

"Unë nuk kam iluzione për sfidat që ne kemi përpara", tha Allen, duke shtuar se: "Qëllimi im është të ruaj vrullin e kësaj fushate, kësaj fushate të madhe të cilën e kemi nisur. Unë do të vazhdoj të mbështes në çdo mënyrë të mundshme, rekrutimin, trajnimin, përgatitjen dhe pajisjen në terren si dhe punësimin e forcave afgane të sigurimit kombëtar. Këta janë afganë të mirë, të guximshëm dhe patriotë dhe ne do të kërkojmë çdo mundësi për t'i çuar më tej efektet e partneritetit tonë dhe mentorshipin deri sa ANSF-ja të marrë përsipër vendin e saj të drejtë dhe të duhur si mbrojtëse e këtij vendi." - tha duke marrë detyrën gjenerali amerikan me katër yje John R. Allen.

Fotografi: AP

Në Afganistan ka filluar ndërkohë edhe dorëzimi i përgjegjësive prej ISAF-it tek trupat vendase. Në provincën e Bamianit përgjegjësia për sigurinë dhe rendin kaloi në duart e policisë dhe të ushtrisë afgane. Deri tani aty qenë të stacionuara njësi të vogla ushtarake nga SHBA, Zelanda e Re dhe Singapori. Bamiani është provinca e parë nga 7, në të cilat trupat ndërkombëtare do të dorëzojnë këtë muaj përgjegjësitë tek afganët.

Autor: Waslat Hasrat-Nazimi / Pandeli Pani
Redaktoi: Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë