Ndryshime personeli në Kosovë
2 Mars 2006
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dha dorëheqje nga posti i tij, ndërsa kryesia e LDK-së, shkarkoi nga detyra kryetarin e parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci. Kjo parti kandidoi për kryetar kuvendi, nënkryetarin e LDK-së, Kolë Berisha.
Kryeministri i Kosovës, në dorëheqje, Bajram Kosumi tha se largimin e tij nga posti i kryeministrit të vendit e bazon në faktin që dëshiron të krijojë shanse të reja për forcat e reja politike në Kosovë në mënyrë që të vazhdohet me proceset në të cilat ndodhet vendi.
Kryeministri Kosumi tha në vazhim se ai ka marrë detyrën në postin e kryeministrit të vendit një vit më parë në kohën kur Kosovën e kërcënonte kaosi politik dhe rreziku i dëmtimit të proceve. Ndërsa, brenda një viti sa zoti Kosumi udhëhoqi me kryeministrinë sipas tij është të tejakluar ky rrezik. Dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu e cilëson si një proces normal në demokraci, ndërsa, ai shpreson që shumë shpejt të formohet qeveria e re.
Dorëheqja e kryemistrit të Kosovës dhe shkarkimi i Nexhat Dacit nga posti i kryetarit të parlamentit ndodhi në kohën kur ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për statusin, Marti Ahtisari zhvillonte biseda në Prishtinë me udhëheqësit e këtushëm, . Ahtisari nuk beson se dorëheqja e kryeminstrit dhe largimi i kryetarit të parlamentit, do të dëmtojë procesin e bisedimeve për statusin.
"Unë nuk shoh se do të ketë ndonjë efekt negativ në procesin që po vazhdon qysh nga takimi i Vjenës. Është çështje e udhëheqësve në Kosovë që këtu të mos krijohet vakum institucional dhe të vazhdohet me procesin e bisedave për statusin," tha Marti Ahtisari.
Kryeministri në dorëheqje, Bajram kosumi dhe kryeparlamentari në largim, Nexhat Daci, ishin anëtarë të Grupit Negociator të Kosovës. Mirëpo, largimi i tyre për opozitën në Kosovë nuk do të thotë se do të ketë ngecje të proceseve.
Sidoqoftë, tash për tash akoma zyrtarisht nuk dihet se kush do të jetë kandidati i ardhshëm për kryeministër të ri të vendit. Kandidati për kryeministër në bazë të një marreveshje ndërmjet LDK dhe AAK-së, do të jetë nga radhët e AAK-së.