1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndryshohet ligji për të huajt nga bundestagu

15 Qershor 2007

Berlin: Pas rezistencës së opozitës gjermane, Bundestagu ka ndryshuar ligjin për emigrimin. Ligji i ri krahas disa ashpërsimeve të emigrimit, parasheh edhe lehtësime për qëndrimin në Gjermani duke respektuar edhe disa kritere bazë të BE-së. Refugjatët që jetojnë prej disa vitesh në Gjermani do të marrin leje qëndrimi, po qe se ata nga data 1 korrik 2007 mbushin së paku tetë vjet në Gjermani. Si kush për këtë ata duhet të sigurojnë vetë jetesën dhe të flasin gjermanisht. Bashkëshortët nga vendet jashtë BE-së do të hyjnë në Gjermani për bashkim familjar, vetëm kur të jenë së paku 18 vjeç dhe të zotërojnë njohuri fillestare të gjermanishtes. Me këtë përmirësim të ligjit synohet mënjanimi i martesave të detyruara.