1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Netanjahu: "Ne gjendemi në luftë"

7 Tetor 2023

Mjaft viktima e të plagosur në Izrael pas sulmeve të Hamasit radikal-islamik. Pas kundërsulmeve të Izraelit edhe nga Gaza njoftohet për dhjetëra të vdekur. Hamas filloi të shtunën papritur një ofensivë kundër Izraelit.

Sulme me raketa nga Hamasi radikal-islamik
Sulme me raketa nga Hamasi radikal-islamik Fotografi: Mohammed Salem/REUTERS

Izraeli sipas deklaratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu "gjendet në luftë" me Hamasin radikal-islamik. "Armiku do të paguajë një çmim si nuk e ka parë kurrë ndonjëherë", tha ai në një reagim për platformën X pas sulmeve të vazhdueshme nga Rripi i Gazës. Nga e shtuna janë hedhur 2500 raketa kundër Izraelit. Deri më tani flitet për 70 persona tëvrarë  (07.10) dhe rreth 800 të plagosur, sipas shërbimit të emegjencës, Magen David Adom. Mediat izraelite ndërkohë raportojnë pvr 100 të vdekur dhe 900 të plagosur. Nw luftime u vra edhe presidenti i Këshllit Rajonal në zonën kufitare tëizraelite, Ofir Liebstein. 

Gjatë së shtunës Izraeli u kundërpërgjigj me goditje pas sulmeve me raketa nga Gaza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza pas kundërsulmit izraelit kanë humbur jetën rreth 200 vetë dhe janë plagosur më shumë se 1600 të tjerë.

Sulm i papritur nga Gaza

Sulmi nga Gaza erdhi papritur të shtunën dhe i gjeti shumë izraelitë në gjumë. Nga sulmet masive me raketa të startuara nga Hamasi radikal-islamik ka humbur jetën të paktën 1 izraelite dhe ka pasur mbi 15 të plagosur, sipas shërbimit izraelit Magen David Adom. 

Të shtunën Hamasi radikal-islamik filloi një ofensivë të gjerë sulmesh me raketa, më të zgjeruarën prej vitesh kundër Izraelit. Janë hedhur 5000 raketa, është shprehur komandanti i Hamasit, Mohamed Deif për radion e kësaj organizate, duke theksuar fillimin e një "operacioni ushtarak". "Kjo është dita e betejës më të madhe."

Mbi 5000 raketa janë hedhur nga Hamasi radikal islamikFotografi: Mahmud Hams/AFP via Getty Images

Në Gaza dëgjoheshin zhurmat e raketave, banorët kanë raportuar për përplasje të armatosura në kufirin me Izraelin. Në jug të Izraelit janë dëgjuar sirenat. Ushtria izraelite ka deklaruar se është në gjendje lufte, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu vendosi të thërrasë një takim urgjent të këshillit të sigurisë, kurse ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant vendosi mobilizimin e rezervistëve. "Disa terroristë kanë depërtuar nga Rripi i Gazës në zonën izraelite", kanë deklauar forcat izraelite të sigurisë dhe i kërkuan popullsisë në zonat kufitare të qëndrojë në shtëpi.

Shkatërrim në AshkelonFotografi: Ilia Yefimovich/dpa/picture alliance

Kurse në mediat palestineze shkruhet, se izrealitët janë marrë peng nga luftëtarë të Hamasit. Organizata tjetër radikal-islamike e milicëve palestinezë, Xhihadi Islamik deklaroi, se luftëtarët e saj i janë bashkuar Hamasit.

Në sulmet e së shtunës bëhet fjalë për përplasjet më të rënda që nga lufta dhjetëditore e Hamasit kundër Izraelit në vitin 2021.

 

la/ag