1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100711 Murdoch GB

10 Korrik 2011

James Murdoch: Praktikat e përdorura nga disa individë nuk u përgjigjen standardeve dhe cilësisë së gazetarisë në të cilat besoj unë vetë dhe kjo kompani.

Copies of the final edition of the News of the World newspaper lay in a bin as it rolls off the press at the News International print works in Waltham Cross, Hertfordshire, Britain Sunday July 10, 2011. Britain's best-selling Sunday tabloid the News of the World signed off with a simple front page message, "THANK YOU & GOODBYE," leaving the media establishment here reeling from the expanding phone-hacking scandal that brought down the muckraking newspaper after 168 years. (Foto:Ian Nicholson, Pool/AP/dapd)
Numri 8.674 ishte edhe i fundit i "News of the World"Fotografi: dapd

Moguli australian i mediave Rupert Murdoch njoftoi se nuk ka plane për të bërë ndryshime në trupën e manaxhimit të lajmeve si pasojë e skandalit të përgjimeve në gazetën britanike "News of the World" e cila i takon grupit të tij mediatik.

Në një konferencë në SHBA Murdoch i tha agjencisë së lajmeve Reuters se asgjë nuk ka ndryshuar. Sidomos ish-kryeredaktorja e revistës së përjavshme "News of the World" Rebekah Brooks, gëzon besimin e tij të plotë iu përgjigj Murdoch pyetjes së një gazetareje.

Redaktorët e "News of the World" duke u kërkuar falje lexuesve të sajFotografi: dapd

Përpara se të dorëzonin për botim numrin e 8.674 të revistës, që ishte dhe i fundit i saj, redaktorët e "News of the World" iu kërkuan falje lexuesve të kësaj reviste, e cila vlerësohet se lexohet nga të paktën 7.5 milionë vetë.

Pas 168 vjetësh në treg James Murdoch, djali i Rupert Murdoch dhe shef i shtëpisë botuese News International, vendosi që revista të mbyllet për shkak të skandalit për përgjimet telefonike të kësaj medie, i cili shkaktoi një tërmet në opinionin publik. Sipas Scotland Yard dedektivë të ngarkuar prej gazetarëve të kësaj reviste bulevardeske kanë përgjuar telefonatat e rreth 4.000 vetëve.

Fotografi: picture-alliance/dpa

James Murdoch, shef i shtëpisë botuese News International, tha për BBC-në, se praktikat e përdorura nga disa individë nuk u përgjigjen standardeve dhe cilësisë së gazetarisë në të cilat besoj unë vetë dhe kjo kompani.

Mënyra sesi "News of the World" mblidhte informacionet e saj, pra përmes përgjimit të telefonatave ka shkaktuar zemërim të madh në Britaninë e Madhe dhe u bë edhe objekt i një mbledhjeje në parlament. Gazetari i kësaj reviste për çështjet mbretërore si dhe dedektivi Mulcaire, që e furnizonte atë, u burgosën në vitin 2007 sepse kishin përgjuar telefonatat e oborrit mbretëror.

Autor: dw,dpa,bbc/PP
Redaktor: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW