1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brukseli ngre tonin ndaj Greqisë

rtr,dpa,afp/M.Kelmendi13 Nëntor 2013

Greqia ndodhet nën trysninë e masave të shtërnguara për të cilat këmbëngul Brukseli. Këto masa janë dhe kushte për marrjen e këstit të ardhshëm nga kreditorët e huaj.

Fotografi: picture alliance/ZB

Trojka ndërkombëtare e përbërë nga Komisioni i BE-së, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ashpërsuar tonin me qeverinë greke lidhur me mosmarrëvshjet për buxhetin. Nëse nuk ka përparime, nuk do të ketë më para, tha një përfaqësues i rangut të lartë i euro-zonës në Bruksel. Përfaqësuesit e kreditorëve, pasi kane gjetur nje boshllek fiskal prej 2 milardë eurosh per vitin 2014, kërkojnë masa suplementare shtrënguese, midis të tjerash pushime nga puna në administratë, si kusht për lëvrimin e këstit të huasë prej 5.9 miliardë eurosh, pjesë e paketës kolosale të ndihmës për Greqinë me vlerë 240 miliardë euro. Diplomatët e BE-së llogarisin që vendimi për Greqinë do të merret në fillim të vitit të ardhshëm.

Këto kritika vijnë në një kohë kur ditë më parë, koalicioni qeverisës grek e kaloi provën e mocionit të mosbesimit në parlament, e cila u inicua nga koalicioni i majtë SYRIZA. Nga 300 deputetë, 153 votuan kundër mocionit, ndërsa 124 votuan pro tij. Para procesit të votimit, mijëra njerëz protestuan para ndërtesës së parlamentit duke kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale. “Ju dështuat për të ndalur katastrofën ekonomike , ju nuk arritet të gjeni alternativa qe tu a propozonit huadhënësve dhe më e rëndësishmja, ju nuk arritet te perballoni krizen e madhe humanitare që po u kanoset miliona qytetarëve tanë”, tha Aleksis Tspiras, lideri i Syrizas.