1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

290111 Suleiman Ägypten

30 Janar 2011

Në kuadër të reformave, presidenti Mubarak vendosi në postin vakant të zëvendëspresidentit shefin e shërbimit informativ, Omar Suleimani. Suleimani është njeri i afërt me presidentin dhe gëzon respekt në SHBA dhe Izrael.

Omar Suleiman, zëvendëspresidenti mik i MubarakutFotografi: AP

Presidenti Mubarak vendosi për herë të parë në peridhën 30 vjeçare të mbajtjes së postit, një zëvendëspresident. Ai zgjodhi shefin e deritanishëm të shërbimit informativ të vendit, Omar Suleiman.

Suleiman, ditëlindja e të cilit jepet herë viti 1934, herë 1935 ose 1936, ka qenë që në fillim të viteve nëntëdhjetë në krye te shërbimit të përgjithshëm informativ (Moukhabarat).

Emërimi i një zëvendësi dhe një kryeministri të ri nuk mjaftojnë për t`i dhënë fund revoltës kundër sundimit të MubarakutFotografi: AP

Suleiman, i lindur në zonën rurale të Egjiptit verior, ka marrë pjesë si oficer këmbësorie në të dy luftrat kundër Izraelit, më 1967 dhe 1973. Funksioni më i rëndësishëm i shefit elegant të spiunëve ka qenë ndërmjetësimi jozyrtar në konfliktin e Lindjes së Afërme, midis fraksioneve rivalizuese palestineze si dhe midis Izraelit dhe Palestinës. Kështu për shembull ai ka marrë pjesë në përgatitjet e evakuimit të Rripit të Gazës nga Izraeli si dhe në vendosjen e armëpushimit midis Izraelit dhe palestinezëve, përkatësisht Hamasit.

Suleiman bën pjesë në rrethin më të ngushtë rreth Mubarakut dhe është përmendur gjithnjë si pasardhës i mundshëm i Presidentit, në rastet më prominente diplomatike ai është shfaqur shpesh në krahë të Mubarakut, megjithëse nuk e ka marrë fjalën asnjëherë. Edhe përndjekja pa kompromis e grupimeve ekstremiste si Gamaat Islamija dhe Xhihadi islamik në vitet nëntëdhjetë kanë qenë punë e Suleimanit, megjithëse thuhet se ai nuk është përzier me praktikat e torturave.

Deri tani duket se riformimi i qeverisë dhe emërimi i Suleimanit nuk po zbusin zemërimin e demostruese dhe pakënaqësinë e thellë të popullsisë- edhe nëse Suleiman gëzon më shumë respekt se Mubaraku. Në faqen arabe të Facebook-ut të Deutsche Welles për shembull dikush shkruan se shpreson vetëm të vendoset qetësia dhe stabiliteti. Një tjetër shkruan "Të gjithë të burgosurit politikë janë punë e Sulejmanit."

Protestat vazhdojnëFotografi: AP

Eskperti gjerman i Lindjes së Afërme Michael Lüders nuk beson se vendimet e Mubarakut për ndryshimn e personelit do të japin kontribut në ndryshime: "Nëse në krye të qeverisë vendoset një njeri i shërbimeve sekrete, atëherë duhet të mendosh se Mubarak beson se mund t`i japë fund rezistencës me mjetet e shërbimeve sekrete, policisë, ushtrisë, forcave të sigurisë. Nëse është kështu, atëherë ai ka humbur çdo lloj kontakti me realitetin. Unë besoj se ky vendim personeli nuk do t`i ndihmojë që të fuqizojë pushtetin e tij".

Autor: Hans Spross/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë