1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga shpërthimi i një bombe vriten tre gjermanë në Afganistan

15 Gusht 2007

Gjatë një sulmi me bomba në afërsi të kryeqytetit afgan kanë humbur jetën tre gjermanë. Sipas njoftimeve të agjensive, viktimat janë dy punonjës të zyrës federale për krime dhe një punonjës i ambasadës gjermane në Kabul. Sipas të dhënave nga burimet vendore, një polic gjerman ka mbetur i plagosur shumë rëndë. Policia afgane bëri të ditur se gjermanët ndodheshin në një konvoj udhëtimi, kur në rrugë shpërtheu bomba. Për herë të fundit në muajin maj u vranë në Kundus tre ushtarë gjermanë, si pasojë e një sulmi vetvrasës në një treg.