1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga varfëria janë të prekura më shumë gratë dhe shkollat janë mbyllur në Ashkelon

19 Janar 2009

Mbi brezin e grave që punojnë por rrezikohen nga varfëria në pleqëri dhe shkollat në Ashkelon, qytetin ku nuk jetojnë vetëm izraelitë hebrenjë, por edhe familje arabe.

- Më parë kanë qenë të prekura gratë shtëpiake. Tanimë është rritur një gjeneratë që megjithëse punon, prapë është e rrezikuar nga varfëria në moshën e pensionit. Kjo sepse shumë gra janë të punësuara në punët me orar të shkurtuar, apo në sektorin me rrogë të ulët, ku nuk mbahen kontributet e pensionit. Dallime të mëdha ka në lindje dhe perëndim të Gjermanisë thotë Henriete Wrege në materialin e saj.

- Çfarë mendon familja e vetme arabe në qytetin kufitar izraelit për luftën në Gazë? Qyteti izraelit Ashkelon shtrihet në detin Mesdhe, pak kilometra larg Rripit të Gazës. Qyteti bregdetar mjaft i preferuar për turistët, tani është një qytet me rrezik për njerëzit. Rregullisht qyteti sulmohet nga raketat Kasam të ekstremistëve palestinezë. Tani në Ashkelon nuk jetojnë vetëm izraelitë hebrenjë, përkundrazi edhe familje arabe. Përveç kësaj, qyteti turistik është edhe një kantier ndërtimi për punëtorët palestinezë sezonalë, të cilët punojnë këtu. Por si e vlerësojnë ata konfliktin në Gazë?

Klement Verenkote bisedojë me disa

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë