Nga "vjeshta gjermane" tek terrori global
5 Shtator 2007Terrori është një mjet që e përdorin të gjithë ata, që në arritjen e synimeve politike u mungon forca për të ndikuar dhe për të bindur. Kjo vlente të thuhej dikur për terroristet e majtë të fraksionit të ushtrisë së kuqe dhe vlen po ashtu edhe sot për terroristet e tipit Al Kaida dhe Taliban. Terrori është mjeti i fundit, kur revolucionarët dhe çlirimtarët e vetëshpallur e kanë humbur çdo masë njerëzore dhe të gjithë humanitetin. Jo vetem bankierët gjykatesit dhe politikanet si dikur do të jenë në rrezik jete, por secili që ndodhet rastesisht në vendin e terrorit.
Bombat dhe terrori shkaktojnë përherë panik pavarësisht se kundër kujt drejtohen. Kundër fuqisë së ashtëquajtur të djallit, SHBA-ve apo kundër të ashtuquajturit shtet i fëlliqur siç e quanin dikur brigadat e kuqe, shtetin gjerman. Ka dallime substanciale ndërmjet Terrorit të kuq të RAF-it dhe rrezikut të terrorit islamik sot. RAF-i ishte terrorizëm i drejtuar kundër të ashtuquajturave maska karakteristike të sistemit. Të gjithë ata mbanin përgjegjesi të lartë në Gjermaninë Perendimore. Nga këndvështrimi i RAF-it ata ishin "fajtorët", edhe pse breshëria e plumbave të terroristëve si në rastin e Schleyerit, qëlloi për vdekje edhe shoferin e tij dhe tre truprojat.
Terrori i AL Kaides dhe aleatëve te saj gobale sado i qëllimtë të jetë në zgjedhjen e mjeteve dhe caqeve, prek të pafajshem, sepse do të bëjë të pasigurtë qytetarët e botës së lirë. Nëqoftëse për të dikurshmit ishte objekt armiqësor shteti juridik demokratik, për xhihadistët është objekt armiqësor perendimi i bazuar në lirinë e besimit, mendimit dhe konsumit.
Në përpjekjet për të prekur perendimin në pikat kyçe të sistemit në aeroporte dhe pika ushtarake ata kanë krijuar një rrjet të gjere global që është në gjendje të veprojë i mëvetesishem. Këtë e tregojnë edhe arrestimet aktuale në Gjermani. Prandaj duhet vigjilencë. Si atëhere edhe sot shteti dhe shoqeria duhet të tregojnë se nuk lejojnë t´u bëhet presion.
Refuzimi për të liruar terroristet e RAF-it u pagua atëherë me jeten e Hans Martin Shlajerit. Vendimarrësit e atëhershem, ku bën pjesë edhe kancelari Helmut Schmidt, i kanë hyrë në borxh familjes Shlajer. Vendimi i vështirë i qeverisë atëhere ruajti një gjë të lartë: Integritetin e shtetit dhe rendin juridik. Një qëndrim të tillë të qëndrueshem duhet të kemi edhe ne sot, kur për fat të keq njerez të ndershem në angazhimin e tyre rrëmbehen në Afganistan apo në Irak.
Terrori qoftë i shprehur me rrëmbime apo me atentate vetëvrasëse luftohet vetëm me forcë. Lëshimet dhe tratativat vetëm i forcojnë terroristët. Ky mësim nga vitet 70-të në Gjermani duhet të vlejë edhe në luftimin e terrorizmit nderkombëtar. Por kush do të mbrojë me forcë parimet e lirisë duhet të qëndrojë tek parimet e veta edhe nqs bëhet e veshtirë. Përpjekja për ta bërë islamin në gjithë botën përgjegjës për veprimet e terroristeve islamistë është e pajustifikueshme.
Vetem aty ku ekziston toleranca fetare edhe në kohët e kërcënimit terrorist, liria do të deshmohet si garanci e forces së perëndimit. Dhe vetem aty ku pushteti mbrojtës i shtetit nuk i merr frymën lirive të individit, qytetaret do të jenë gati të mbrojnë përherë vlerat e tyre shtetit liberal të së drejtes dhe demokracinë. Kjo nuk duhet lënë kurrë në harrese, megjithë shqetesimin me të drejtë për terrorin global.