1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ngecje në investime në Maqedoni

24 Janar 2008

Niveli i investimeve të huaja në Maqedoni është i ulët. Ndër arsyet kryesore konsiderohen tregu i vogël dhe mungesa e stabilitetit politik.

Forumi i biznesit në ShkupFotografi: Macedonian Information Agency

Investimet e huaja janë prioritet kryesor për Maqedoninë, të cilat duhet të kontribuojnë për uljen e papunësisë , zhvillimin ekonomik dhe rritjen e eksportit të prodhimeve vendase. Niveli i investimeve të huaja në Maqedoni është tejet i ulet. Arsyet kryesore për situatën investuese në vend, sipas presidentit Branko Crvenkovski janë tregu i vogël dhe mungesa e stabilitetit politik.Vlera e investimeve të huaja në vendë në dekadën e fundit arrin shifrat prej mbi dy miliardë euro.

"Maqedonia do të mundë të thithë investime të huaja vetëm nëse ka raporte korrekte midis shtetit dhe investuesve pa marë parsaysh a janë ata vendas apo të huaj"- thotë presidenti i Maqedonise, Branko Crvenkovski.

Pengesat burokratike

Përfaqësuesit e kompanive të huaja në Maqedoni vlerësojnë se problemi kryesor i investitorëve janë procedurat burokratike , gjyqësori i pa reformuar, mosrespektimi i rregullave tregtare, çështjet pronësoro-juridike, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe administrata joefikase. Kompania austriake EVN është futur me investime në sektorin e energjetikës, pasi Maqedonia kishte fituar statusin e kandidates për anëtarsim në BE. Por kjo kompani është e zhgënjyer nga mos realizimi i premtimeve të dhëna nga qeveria

"Është shumë vështirë për ne që të shohim ndryshim brenda natës të ambientite dhe ligjeve që janë në kundëndërshtim me konsensusin e arritur mes partnerëve në tregë " thotë Georg Valldner, përfaqësues i EVN-së.

Politika afatgjata ekonomike

Kompanitë e mëdha prodhimtaria e të cilave në masë të madhe varet nga energjia elektrike me kritika ndaj vendimit të Qeverisë për liberalizimin e tregut energjetik dhe ndryshimet e shpeshta të çmimit të rrymës elektrike. Nuk mund të flitet për realizimin e planeve afatgjate nëse nuk ka politikë konsistente ekonomike dhe një klimë të qëndrueshme të biznesit, vlerësojnë ata që investojnë kapitalin e tyre në Maqedoni.

Ekspertët ekonomikë shprehen me dyshim ndaj fushates qeveritare "Investoni në Maqedoni", dhe lehtësimeve tatimore, të cilat sipas tyre nuk janë të mjaftueshme për tërheqjen e investimeve të huaja. Me vetëm 2 miliard euro investime në dhjetëvjeçarin e fundit, Maqedonia duket se ngec mjaft në krahasim me vendet tjera të rajonit.